Marrëveshja globale mbi pandemitë, negociatat shtyhen edhe me një vit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë edhe me një vit diskutimet mes vendeve anëtare për një marrëveshje globale mbi pandemitë. Afati i vendosur për arritjen e konsensusit nuk duhet të kalojë majin e vitit 2025 kur edhe mbahet Asambleja vjetore e OBSH-së.
Deri më tani janë konsumuar dy vjet negociata që janë bllokuar për shkak të debateve mbi pasurinë intelektuale dhe shpërndarjen e barnave dhe vaksinave gjatë pandemisë së radhës. Marrëveshja po ashtu parashikon rotacion të anëtarëve të byrosë, që moderon negociatat.
Ideja e një marrëveshjeje globale për pandeminë lindi pas pandemisë së CoVid-19 të vitit 2020, e cila provoi se kuadri rrugullues aktual për shpërndarjen e vaksinave dhe për pasojë aksesi në mundësinë përtë shpëtuar jetë në emergjenca të tilla është shumë i pabarabartë.
Add new comment