Brezi "të huajt jashtë" dominon Europën. Një rini antimigratore në prag të marrjes së pushtetit
Askush nuk duket të jetë ende në gjendje të kuptojë suksesin e të djathtës ekstreme në zgjedhjet e fundit europiane në vende si Franca, Gjermania, Hollanda, Austria apo Italia që janë edhe zemra e BE-së. Më tronditës është fakti se mbështetësit kryesorë të kësaj të djathte janë të rinjtë e moshës 18-24 vjeç, brezi i Tik-Tok dhe njerëz që shohin si model një 28 vjeçar në Francë, Bardella, një anonim me origjinë italiane që është shembulli i radhës i shfaqjes përmbi përmbajtjen.
Era Trump ka mbërritur në Europë me mesazhin e përsëritur të dëbimit të të huajve, aq sa brezi që po voton njerëz si Bardella, po quhen si brezi i “të huajt jashtë!” Një ndër arsyet që në Francë fitoi e djathtë e Le Pen, ka të bëjë me aksesin në shërbime dhe perceptimi se francezët duhet të konkurojnë me të huajt edhe për gjëra bazë.
Është një klimë që është instrumentalizuar mirë nga e djathta e cila po premton se do ta ndryshojë Europën siç e njohim sot, ndonëse është pak e vështirë të mendohet se çfarë do të ndodhë konkretisht.
Në kohë krize ne duhet të mendojmë për veten. Nuk jam aspak kundër refugjatëve
citon “Politico” studentë hollandezë.
Megjithatë të dhënat flasin se Europa e ka tejkaluar krizën e pandemisë, pra ekonomia nuk jep shpjegim. Nga ana tjetër, kjo e djathtë që sot flet kundër të huajve duhet të gjejë një recetë për ekonominë europiane që ka përherë e më shumë nevojë për forcë pune. Janë në lojë disa arsye emocionale që po rishfaqen në një Europë e cila në thelb ndihet e tradhëtuar nga një elitë që cilësohet e korruptuar dhe e paaftë.
Comments
Problemi kryesor i kesaj
Problemi kryesor i kesaj "levizjeje" eshte se keta jane te coroditur dhe nuk kane edukim (votuesit vine nga shtresa te varfera). Politikanet "rracist" i perdorin dhe i peshkojne per vota duke mos ua cekur qendren ose berthamen e emigracionit qe, ne te vertete eshte kthyer ne "pandemi" per mbare Evropen Perendimore.
Ne rast se te huajt duhet te qendrojne ose largohen jashte Evropes, te njejten gje duhet te bejne ushtrite dhe politikanet e BEse, te qendrojne jashte shteteteve nga ku emigrantet vine.
Siria psh, eshte shpopulluar ne me shume se gjysem. Amerika dhe Franca me UK po e vjedhin nga pasurite dhe po duan t'a copetojne ne mini shtete. Kete vend qe dikur ishte I vetmi me Korene e Veriut qe nuk ishin ne borxhe te IMF e kane kthyer ne mjerim e kaos.
Vendet e Afrikes, dita - dites kerkojne liri nga hegjemonizmi franko-amerikan qe mbas pushtimit te Irakut i ka mbushur me grupe terroriste duke i perdorur per interest e veta. Dergojne ushtri ne keto vende gjoja per te luftuar keto grupe por ne fakte i stervisin dhe armatosin.
Shteteve Afrikane u shesin armatime te super te shtrenjta, kur u nevojiten pajisje te reja per keto armatime, nuk u japin, sepse duhet te blejne te tjera dhe kur nenshkruhet marreveshja, ne te citohet se nuk lejohen te blejne diku tjeter......
Biles, as parate e tyre nuk u lejohet qe t'i printojne sespe Franca e ben kete gje dhe per kete kjo e fundit mban komision.
Kur Evropa te heq Dore nga ideatekolonialiste dhe lejoje qe vendet e treta te ecin ne rrugen e tyre qe deshirojne, atehere emigrimi drejt evropes do te pakesohet ndjeshem.
Mgjth ate, deklarimi i NATOs si organizate berthamore nga Jen Stoltentberg tregon fytyren e Evropes se nuk kursen as popujt e saj nga shfarosje, prej agresivitetit te saj kulturor qe nuk ka te bej aspak me besimin e saj fetar.
Mbaroi epoka ha Muço pi Muço.
Po Hungaria, Cekia, Polonia, Slovakia cilat vende po shfrytezojne? Shteti nuk eshte nje han pa porta po eshte i krijuar nga qyetaret e tij per qytetaret e tij. Nje qeveri qe flet per te huajt por i tregon gishtin e mesit atyre qe e kane votuar dhe paguajne taksat e atij pushteti, ai pushtet ka shkelur kontraten sociale dhe moralin per te qendruar ne pushtet. Kur nje baba le femijet e vet te uritur por ben gjuthcka per femijet e komshiut ai eshte qenia me e peshtire. Akoma me i peshtire eshte ai qe i thote bravo.
Keto vende qe ti permend, a
Keto vende qe ti permend, a nuk jane ne NATO? A nuk eshte BE qe iu thote se detyroheni te merrni pjesen e juaj te emigranteve?
Kur populli eshte i palumtur ka gjithone te drejte
Nganjehere me duket se shume artikuj e komente jane ne frymen "popujtkane tere te mirat e nuk dine per cfare ankohen". Une nuk mendoj keshtu.Nje menyre tjeter sesi mund teshihen gjerat eshte se ekonomia shtepiake, jo ajo makro e shtetit dhe korporatavenuk po shkon mire. Jeta po behet gjithnje e me e shtrenjte dhe niveli i jeteses ka rene. Te arsyetosh qe njerezit duhet te ndihen mire ekonomikisht kur GDP rritet eshte fare pa baza. Ne tre vjetet e fundit inflacioni ka qene 10-11% ne vit, dmth buka qe njerezit hane eshte rritur me 1/3. Rritja e rrogave ? E paperfillshme.
Vrulli anti-imigrant ka dy arsye. E para eshte mungesa e kohezionit social. Shume gjera qe ishte normale te beheshin me pare, tani jane politikisht te papranueshme. Ne shkolla ne Europe shpesh nuk sherbehet mish derri per te mos ofenduar nxenesit myslymane. Mund te jete e drejte, por prinderve te krishtere kjo u duket absurde. Se dyti, klasat drejtuese dhe shtetet e perdorin imigracionin si nje menyre qe te vendose nen presion forcen punetore lokale. Problemet ne perendim zgjidhen jo duke u ofruar trajnim femijeve vendas (niveli i shkolles eshte pertoke nga renia e investimeve per edukimin per shume dekada) dhe marrja e fuqise se huaj punetore. Kjo mund te jete mire edhe per shqiptaret, komb me emigracion te larte. Por jo mire per francezet apo gjermanet.
Njerezit nuk ankohen kot. Eshte e rrezikshme te degjosh doktore qe mendojne se pacientet e tyre duhet te jene te lumtur dhe te ndihen mire. Po aq e rrezikshme kur degjon shtete apo gazetare qe mendojne se popullin e tyre e ka terbuar e mira dhe se nuk di cfare kerkon...
Add new comment