Edhe Greqia me Drejtori të posaçme policore kundër krimit të organizuar

Postuar në 15 Qershor, 2024 13:31

Presidenti grekk a dekretuar krijimin e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, që në mediat e vendit fqinj po cilësohet si FBI-ja greke.

Njësia do të gëzojë autonomi operative, por do të mbikëqyret nga drejtori i Policisë Helene. Me të njëjtin dekret presidenti grek, Sakellaropoulou, parashikon krijimin e një Nën-Drejtorie për Veriun e Greqisë  që së bashku me njësinë kryesore do të kenë për detyrë luftën ndaj organizatave ndërkufitare, hetimi për pastrimin e parave, monitorim i zhvillimit të krimit të organizuar si dhe studimi i metodave për ta luftuar.

Drejtoria e re do të përthithë në vetvete pesë departamente policore; narkotikët, krimi kundër jetës dhe pronës, krimi i organizuar/dhuna sportive dhe krimet financiare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.