Ridel në skenë Hollande: Dua vetëm të shërbej

Postuar në 16 Qershor, 2024 13:54

Zgjedhjet e afërta në Francë, dekretuar nga presidenti Emmanuel Macron pas humbjes poshtëruese në zgjedhejt europiane, po bëhen të palexueshme. E djathta ka ndasi, ndërkohë që në funksion të lëvizjes së paparashikuar të Macron, e majta është grupuar në një Front të vetëm, por deri më tani asgjë nuk jep siguri se mund të arrihet një shumicë qeverisëse. Media të ndryshme e përshkruajnë situatën si një prag konflikti civil dhe është për t’u theksuar se Macron, njeriu që duket se ka humbur çdo gjë, ka deklaruar se “nuk mund t’ia lëmë Francë Marine Le Pen”.

Në skenë ka dalë edhe ish-presidenti François Hollande, i cili garon në departamentin e Correze, dhe me këtë rast ai është shprehur se:

Unë dua të shërbej

Ai ka mbështur aleancën e majtë dhe ka shtuar se do të bëjë gjithçka që të sigurohet se e djathta ekstreme nuk do të vijë në pushtet në Francë. Hollande mbahet mend si një president që iku nga pushteti me një pakënaqësi të madhe. Rreth zgjedhjeve të 30 qershorit është prononcuar edhe ish-presidenti Sarkozy, i dënuar për korrupsion, shenjë kjo se establishmenti politik është tronditur thellë nga kjo që ndodhi dhe me gjasë për çdo rezultat të pakënaqshëm, Emmanuel Macron do të mbahet përgjegjës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.