Pandemia me emrin SHBA

Postuar në 16 Qershor, 2024 14:54

Diktaturat dallojnë nga demokracitë te mënyra si sillen me jetën dhe të drejtat e njeriut. Ky është leksioni bazë që kemi dëgjuar sa herë. Mirëpo ngjan se nuk është edhe aq e vërtetë dhe një provë na vjen nga pandemia e CoVid-19 e cila preku mbarë botën. Agjencia “Reuters” shkruan për një raport, sipas të cilit Pentagoni ndërmori një fushatë diskreditimi për vaksinën kineze, Sinovac, gjatë pandemisë. Operacioni ka qenë klandestin dhe synonte të ngrinte dyshime mbi efikasitetin e vaksinës dhe ndihmën që po jepte Kina në atë situatë.

Vendi i eksperimentimit të kësaj fushate ishin Filipinet, një territor rivaliteti strategjik mes SHBA dhe Kinës dhe teknikisht u realizua përmes telefonatave të maskuara dhe mediave sociale. Agjencia shkruan se ka identifikuar të patën 300 llogari në rrjetin “X” që përputhen me përshkrimet e ish-zyrtarëve amerikanë që kanë qenë pjesë e operacionit në Filipine.

CoVid erdhi nga Kina, mos i besoni Kinës!

Një prej mesazheve në fjalë ishte pjesë e fushatës.

Rrjeti “X” ka verifikuar llogaritë dhe i ka pezulluar duke pranuar se ato ishin pjesë e një fushate të ndërtuar mbi modele aktiviteti dhe të dhënash të brendshme. Jo vetëm përdorimi i llogarive të rreme, por edhe lojërat manipuluese me etikën kanë qenë pjesë e strategjisë së Pentagonit. P.sh në fushatë u përdor propaganda kundër përhapjes së “Sinovac” mes vendeve islame, duke u kujtuar myslimanëve se meqenëse vaksina përmbante xhelatinë derri, ajo është e ndaluar me ligjin fetar të tyre.

Një turp përmbi turpet për një vend që në fillimet e pandemisë adoptoi protokollet kineze të luftës ndaj Sars-CoV-2 duke i prezantuar madje sugjerimet mjekësore edhe në faqen zyrtare të CDC-së. Ka diçka shumë cinike në këtë fushatë; Reuters shkruan se meqenëse ligji ia ndalon Pentagonit që të drejtojë fushatë propagandistike ndaj qytetarëve amerikanë, ajo nuk ka prekur ata, por është gjetur një vend si Filipinet.

Nuk mendoj se kjo gjë mund të mbrohet. Jam jashtëzakonisht i tronditur, i zhgënjyer dhe i deziluzionuar të dëgjoj se këtë gjë e bën qeveria e SHBA

citon agjencia, specialistin e sëmundjeve infektive, Daniel Lucey, që ka marrë pjesë në reagimin ndaj sulmeve me antraks në vitin 2001.

Në një reagim për agjencinë ruse, “Tass”, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Lisa Lawrence, ka deklaruar se meqenëse Kina nisi një fushatë dizinformimi sipas së cilës SHBA nisi përhapjen e CoVid-19, edhe Pentagoni kundërveproi. Është padyshim një rast flagrant dhe domethënës i natyrës së vërtetë të sistemit që drejton sot në SHBA, përtej predikimeve për të drejtat e njeriut dhe lirinë.

SHBA nuk i lë asgjë mangut në këtë kuadër as Iranit të cilin ka dekada që e demonizon, as edhe Rusisë, të cilën që më 2022 shpalli befas se drejtohej nga Hitleri i ri. As edhe Koresë së Veriut, pasi ne me këtë rast mund të kuptojmë se një situatë eventuale lufte, jeta e njeriut do të jetë një mall me vlerë të unifikuar në mbarë globin.

Sikundër dje komunizmi dhe fashizmi ishin toka pjellore për njëri-tjetrin, edhe sot lloji i demokracisë amerikane është fidanishtja e çdo kundërveprimi pasi askush nuk do të shohë e pranojë se pas fasadës ka vetëm një lloj mentaliteti kolonialist që e sheh njeriun në në funksione mekanike. Të mos harrohet se fushata në fjalë, krahas atyre kineze, kanë rrezikuar jetë njerëzish.

s.zaimi

Comments

Submitted by Grigor (not verified) on

Mu duk si pjese e shkeputur nga libri i merhumit “Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine”. Pikepamja juaj se USA dhe perendimi jane kolonialiste uind te jete i vertete por nuk eshte e pervetshme e USA apo perendimit. Cdo superfuqi apo perandori natyrshem ka ekspansionin si projeksion i fuqise se saj qe shprehet ne shume forma nje nga te cilat eshte edhe kolonializmi. A thua se Kina nuk ka ambicje ekspansioniste dhe koloniale? C’fare eshte ideja e rruges se mendafshit? Po huate e dyshimta per projekte qe ne fund perfundojne me leshime territoriale te vendeve huamarrese? A mos valle nuk kolonizoi Rusia cariste? Perandoria Otomane? Sa per diktature nuk mendon se diktatura ne formen me te larte eshte kur je survejuar ne cdo hap me kamera ne rruge? Ku ke nje sistem krediti ku kreditet te perkthyera ne me shume privilegje dhe te drejta fitohen me baze te bindjes, peruljes, sherbimit ndaj partise ne pushtet? Valle a mund te thoni cili vend e ka kete lloj sistemi? Sa per diktaturen e USA cdo vit e me shume behet me dukshme kjo lloj diktature e elitave liberale. Cdo shtet sa me i madh behet aq me shume shtyp dhe imponohet. Aq me shume rreshqet drejt diktatures. Keshtu edhe “shteti social” Eshte nje shkembim i lirise tende personale ne shkembim te sigurise. Ata qe shkembejne lirine per siguri, do te perfundojne pa patur as lirine as sigurine:- George Washington.
Gati sa nuk me kaploi te qaret kur lexova per nje pale qe po i bie ca engjejve ashtu kot ne qafe. Nuk na ngelet gje tjeter pervecse nje proteste popullore para ambasades amerikane ne mbeshtetje te popullit vella kinez.
Vertet mendon se virusi nuk erdhi nga Kina? Kete edhe bufi e ka marre vesh. Kur Australia kerkoi hetim per origjinen e COVID Kina shkoi aq larg sa vendosi sanksione per importet australiane! Tipike sjellje e nje te pafajshmi. Pamvaresisht diferencave me menyren si i shoh faktet e ketij artikulli mbeteni analist i mire dhe i lexoj te gjitha analizat tuaja. Ju uroj suksese te metejshme.

Submitted by redaksia on

Pse e ke lexuar librin e merhumit se jam kurioz? Se jane shume qe e perdorin titullin si forme stigmatizimi? 

Nuk kam thene se ShBA eshte koloniale, por mendesia ne veprim aty, perfshire diskriminim pozitiv ligjor per amerikanet eshte kolonial. 

A nuk duhet te ishte ShBA "kombi i domosdoshem"? Si valle me lehtesi kaq te madhe aplikohet ndikim malinj me lende te pare jeten e njeriut? Ku dallon kjo nga Diktatura? 

Leksionet pastaj se bufi di qe CoVid erdhi nga Kina jane monologje. Nese ShBA barazohet ne aspekt etik me Kinen, nuk humbet Kina. As ShBA ndoshta. Humbet besimin por edhe sigurine efektive nje pjese e botes qe deri me dje ishte gati te besonte edhe se armet amerikane vrasin vetem kur perdoren nga te tjeret. Pra kur keqperdoren. 

Kina ka synime ekspansioniste, patjeter. Por do shihja me teper ekspansion ekonomik, brenda rendit ekzistues. Kina eshte fuqizuar pa cenuar rendin, por duke e instrumentalizuar ate ne skaj. Natyra dhe synimet e ketij ekspansioni nuk i hulumtojme dot, rrezik as ne Kine nuk i kane formuluar ende.

Por nga pervoja europiane duhet sjelle per krahasim ekspansioni francez apo prusian, austriak nese duam, me ate rus. Imperializmi rus, apo zgjerimi eshte cilesuar se ka patur natyre.mbrojtjeje, si parim psikologjik. Ka dallim te madh me ate francez dhe gjerman. Jo me kot u vu ne qarkullim termi Orientalizem nga ata qe e kane patur ne kurriz shijen e demokracise se tipit perendimor. 

Submitted by Grigor (not verified) on

Po e kam lexuar kur kam qene femije se bashku me “Vitet e vegjelise” dhe “Titistet”. Sinqerisht nqs do kishe nje ceshtje gjyqeaore do preferoje systemin gjyqesor amerikan apo kinez? Amerika megjithe difekteve te shumta, eshte nje shtet qe ka ndarje pushtetesh, federalizmin, balancim pushtetesh, kushtetuten me te drejte, me te plote dhe me demokratike se cdo vend tjeter. Kina kete drejtim as qe krahasohet dhe eshte bishti kavallit. Sa per ate qe Kina luajti brenda sistemit me rregullat e sistemit kjo nuk ka asnje lloj baze. Eshte fakt i ditur qe Kina vjedh teknologji. Detyron firmat e huaja qe te behen partnere me nje firme kineze mad duan akses me tregun kinez. Pas 2-3 vjetesh partneri kinez nxjerr te njejtin produkt me emer tjeter nen kosto. Dhe nxjerr investitorin e huaj nga tregu. Kina aktivisht merr pjese ne spiunazh teknologjik dhe ushtarake. Manipulon monedhen e saj, kompanite kineze nuk kuotohen ne burse etj etj. Bile me Kine eshte ndertuar nje qytet identik si Parisi duke initiated gjthcka nga Parisi. Kina me te dyja kembet ka shkelur marrveshjet e tregetise se lire. Duke bere dumping, subvenvione te fshehta. Shitje nen kosto per falimentim te konkurrenteve, fallsifikim markash etj. Keto Jane gjera te ditura. Vetem amon mos me thuaj qe keto iane shpfje te ultra qe synojne te njollosin Kinen e nderçme. Analistet shquhen per sy te mprehte. Cudi qe te kane kane kaluar ashtu shkarazi!

Submitted by redaksia on

Desh te mora seriozisht. 

Nuk ka bere kush analiza dhe as pretendon kush per analist. Kemi bere komente, reagime dhe opinione. Ka nje dallim me Analizen. Sa per sqarim teknik. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.