Bleu heshtjen e Perëndimit për zgjedhjet e manipuluara me një minierë litiumi
Opozita serbe po akuzon së fundmi presidentin e vendit, Aleksander Vuçiç, por edhe pjesë të komunitetit perëndimor se ka arritur të blejë heshtjen për zgjedhjet e manipuluara me dhënien e një miniere litiumi në Jadar, kompanisë britanike Rio Tinto. Në një intervistë për “The Financial Times”, Vuçiç është shprehur se miniera do të hapet në vitin 2028 çka është parë si një mall shkëmbimi.
Pavarësisht dallimeve ideologjike çdokush duhet të mbajë anën e njerëzve që do të zhvendosen nga toka e tyre të shkencëtarëve që e mbrojnë Serbinë me fakte. Vizioni për Serbinë nuk është ai një minierë koloniale nga e cila largohen 10 000 të arsmuar çdo vit, por një vend dinjitoz ku të rinjtë kthehen
citojnë mediat opozitare serbe Savo Manoljoviç të lëvizjes “Kreni-Pokreni”.
Miniera në fjalë u mbyll në vitin 2022 për shkak të protestave masive, por nëse aktivizohet thuhet se do të plotësojë 90% të rezervave europiane të litiumit. Lëvizja në fjalë ka mbledur 30 000 firma për të kërkuar kalimin e një ligji që ndalon shfrytëzimin e litiumit në Serbi.
Add new comment