Ne po ua lëmë Francën qenve
Franca ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Humbja në zgjedhjet europiane solli një veprim radikal thuajse të Macron që shpalli zgjedhjet e reja, të cilat sipas sondazheve i japin sërish fitore të djathtëve të Marie Le Pen dhe Jordan Bardellas. Por nuk është vetëm ky problemi. “Politico” sjell në vëmendje një fakt edhe më të rëndësishëm politik të momentit: presidenca Macron merr fund në vitin 2027 dhe nga Qendra nuk ka kandidatë që të mbushin boshllëkun e këtij liberali të vetëpromovuar.
Aleatët e presidentit duket se po kërkojnë një strategji daljeje më shumë sesa lavdinë e një qëndrimi të fundit
ironizon gazeta në fjalë.
Ne po ua lëmë Francën qenve
citohet mandej të jetë shprehur në prapaskenë ministri i Financave, Bruno Le Maire.
Ai ka akuzuar publikisht presidentin se e mori i vetëm vendimin për shpërndarjen e Parlamentit duke krijuar konfuzion e rrezikshëm që përjeton aktualisht Franca. Vetë Macron ka aluduar se vendimi i tij mund të ketë cenuar ambiciet personale të dikujt, por ai ka shtuar se “vendi përballet me një moment historik”. Ai dikush të cilit I janë cenuar ambiciet supozohet të jetë kryeministri Gabriel Attal që e cilësoi vendimin e Macron si “brutal” dhe që “është më popullor sesa Macron”. Çfarë ndodhi?
Ndodhi që Attal u pikas si kryeministër nga Macron si një fytyrë e re, ai është edhe gay, përkundër një fytyre të re të së djathtës ekstreme, Jordan Bardella. Attal ishte arma kundër Bardellas, por ai nuk funksionoi. E meqenëse është më popullor se Macron, ky i fundit gjeti momentin për të dhënë goditjen përfundimtare.
Akrobacitë e pushtetit e kanë lënë fushën bosh për të majtën dhe të djathtën duke sugjeruar kështu një mësim ironic për të gjithë: Macron që kishte shumë dëshirë të prezantonte strategji për të gjithë botën, ka lënë Francën pa një strategji duke u provuar se nuk ishte asgjë më shumë sesa një takticien pallati që mesa duket preferonte të fliste shumë.
s.zaimi
Add new comment