Drejt afrimit me Turqinë, Armenia njeh Palestinën
Armenia ka njoftuar sot njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës. Lajmi është bërë public nga qeveria armene, që i është referuar ligjit ndërkombëtar dhe barazisë së kombeve.
Armenia është e interresuar në vendosjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme
citohet deklarata zyrtare.
Vendimi vjen në dy lloj kontekstesh: së pari në atë të Luftës në Gaza që ka shtyrë shumë shtete të njohin Palestinën, nisur edhe nga mënyra sesi Izraeli e menaxhoi krizën që u provokua më 7 tetor, por edhe në një kontekst të marrëdhënieve me Turqinë, që mbështet hapur jo vetëm Palestinën, por edhe Hamasin.
Më datë 19 qershor u raportua një telefonatë mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit armen, Nikol Pashynian, ku u fol për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve. Të dyja vendet kanë një tension të trashëguar për atë që njihet si Genocidi Armen, por së fundmi, me humbjen spektakolare nga Armenia të Nagorno Karabakhut përballë Azerbajxhanit, Jerevani po kërkon rrugë të reja sigurie te Turqia, që është një fuqi rajonale me shumë ndikim mbi botën turke në Azinë Qendrore.
Comments
Mire Pashynian
Duket se Pashynian eshte njeriu me i mencur qe prodhoi Armenia te pakten shekullin e fundit. Me drejtimin e qarte per rrugen qe siguron prosperitetin vendit me te vogel e te varfer ne rajon Pashynian ka hedhur njerin pas tjetrit hapa qe per armenet dhe ne pergjithesi per perkrahesit e tyre dukeshin te pabesueshem.
Ishte i pari qe e kuptoi se nuk ia vlente me te luftonte per Karabakun, qofte edhe me fjale. ishte i pari armen qe e kuptoi se Evropa do ta shiste per 5 leke perpara Azerbaixhanit qe ishte i pa krahasueshem ushtarakisht, por edhe qe premtonte se do mbushte boshllekun rus te naftes e gazit ne Evrope.
Ishte i pari armen qe ne balancen Evrope - Rusi zgjodhi Evropen, krejt ndryshe nga lidhjet historike dhe te gjthe paraardhesit e tij.
Ishte i pari qe filloi te mendoje se karshi izolimit total, ia vjen te punoje per hapjen e kufirit me Turqine.
I pari armen qe kuptoi se me mire mik me Turqine se armik.
Padyshim kthesa ka cmimin e vet dhe kushdo e paguan ate cmim ne raport me takatin qe ka. Ne kete cmim futen si njohja e Palestines, si armatimet me dopio cmim qe po blen nga Franca. Njohja e Palestines nga Armenia nuk i ben me shtet palestinezet, njesoj si armatimet qe blen nga Franca nuk ndryshojne dot balancen ne rajon. Por ama, Armenia eshte me e lire ne tregeti, dhe ne krah mund te kete shtete te NATOS. E cfare dmth kjo, armenet e kuptuan se fundmi.
Add new comment