BE-ja ndalon negociatat e anëtarësimit me Gjeorgjinë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/07/TASS_57750118_2024_07_09_13.jpg?itok=hu6Tmewt)
Bashkimi Europian ka ndaluar bisedimet e pranimit me Gjeorgjinë për shkak të ligjit kontrovers për ndikimet e huaja.
Për fat të keq procesi i pranimit të Gjeorgjisë në bllokun europian është ndalur për momentin. Kjo u vendos nga liderët europianë gjatë mbledhje së fundit të Këshillit
citohet të jetë shprehur ambasadori i BE-së në Tbilisi, Pawel Herczynski.
Në muajin nëntor BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, por me ligjin aktual ajo ka krijuar dyshime të mëdha për lidhjet me Rusinë. Ligji është kundërshtuar me protesta, por edhe nga presidentja e vendit.
Ndërkohë SHBA ka vendosur të shtyjë stërvitjet ushtarake me Gjeorgjinë për shkak të situatës së krijuar.
Add new comment