Nuk i priste kush krimet e Izraelit!
Ish-kreu i shërbimeve sekrete saudite për 22 vjet, Princi Turki bin Faisal, një njeri me peshë në politikën saudite, shprehet ndër të tjera për revistën gjermane “Spiegel” se ai nuk mund ta kishte imagjinuar përshkallëzimin e dhunës në Gaza deri në këto përmasa. I pyetur nëse si një ish-shefi i shërbimeve saudite, familjar me çështjet e sigurisë, a e priste që Hamas të kryente “këtë sulm vrasës”?, bin Faisal teksa nënvizon “mungesën e balancës në pyetje” thotë:
Si mund ta prisja që dikush të shkaktonte një dhunë të tillë mbi dikë tjetër? Nuk e kisha menduar kurrë si të mundshme që izraelitët mund të shkaktonin këtë shtypje kaq të egër dhe agresion ndaj popullit palestinez...
Kjo vërejtje tregon së paku dy gjëra:
- Se militarizimi i çdo shoqërie, pra ngarkesa disproporcionale e një komuniteti me fuqi dhe mjete represioni, do të çojë herët apo vonë në përdorimin e tyre. Edhe jashtë qëllimit funksional apo operacional të tyre.
- Përdorimi i fuqisë së fituar nuk emancipohet nga asnjë lloj konvente apo ndonjë lloj sistemi politik që do të mund të shihej si garanci për respektin e të drejtave të njeriut.
Izraeli aktualisht është i angazhuar në linjë shtetërore në ekzekutimin e krimeve kundër civilëve, në një fushatë që nuk ka të bëjë fare sigurinë e tij nga Hamasi. Izraeli po e rrafshon Gazën pa asnjë lloj freni civil, moral, etik apo ushtarak, duke analizuar vetëm rezultatin dhe objektivin.
Izraeli përfaqëson sot pikën e vdekur të çdo predikimi se demokracia ofron më shumë siguri dhe paqe, sa kohë që fushata e tanishme i afrohet për nga graviteti dhe intensiteti i krimeve, vetëm luftës kimike të Sadam Huseinit ndaj Irani. Dhe që demokracia nuk ofron asnjë garanci më shumë për rendin ndërkombëtar sesa ndonjë regjim tjetër, këtë e provon edhe heshtja “globale” për atë që po bën Izraeli sot.
s.zaimi
Comments
Ky bastardi Saudit paska qene
Ky bastardi Saudit paska qene ne koma deri tashti sikur A Sharoni.
Krime edhe me te poshtra bota ka pare ne Irak, Afghanistan, Korea dhe Vietnam nga e njejta dore qe shtyp gishtin e jahudive ne Palestine, Amerika.
Per Parihan USA njerezit e verdhe dhe kafe nuk vlejne. Demokracia amerikane nuk eshte gje tjeter vec se nje Hegjemoni qe i shtyp popujt mizorisht.
E sa per barkderrat Saudit, keta jane siames te Zionisteve, ndoshta edhe me te ndyre.
Add new comment