Parapritë qëndrimeve anti-NATO të Trump. Starmer jep 'ok' për pakt sigurie me BE-në

Postuar në 11 Korrik, 2024 18:10

Kryeministri i ri britanik Keir Starmer ka debutuar me dy deklarata të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Në kuadër të samitit të NATO-s në SHBA, Starmer ka deklaruar se Ukraina mund të përdorë raketat britanike për të goditur në thellësi të territorit rus, një qëndrim i guximshëm krahasuar me kujdesin konvencional ndaj Kremlinit.

Nga ana tjetër Starmer ka folur për një pakt sigurie me Europën që cilësohet si një përpjekje “për të rikalibruar marrëdhëniet me BE-në”. 

Lëvizja e tij është e mirëpritur edhe në kontinent, pasi shihet si një mënyrë për të neutralizuar qëndrimet e paparashikueshme të kandidatit presidencial amerikan, Donald Trump, që më shumë se një herë ka paralajmëruar se nuk e sheh më Aleancën si viabël. Starmer është kujdesur që ta cilëosjë paktin e ri të sigurisë – ende në përpunim – si komplementar me NATO-n, jo paralelizuese të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.