Kemi kapacitete kundër raketave amerikane, por viktima do jenë kryeqytetet europiane
Zëdhënësi i Kremlinit Dimtry Peskov ka deklaruar se Rusia ka të gjitha kapacitetet për t’iu kundërpërgjigjur dislokimit nga SHBA në Europë të sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi.
Ka qenë përherë një situatë paradoksale: SHBA ka dislokuar një shumëllojshmëri raketash të rrezeve të ndryshme në Europë, që drejtohen tradicionalisht kundër vendit tonë. Në përputhje me këtë vendi ynë ka përpunuar shënjestrat dhe lokacionet për raketat tona
është shprehur ai në një intervistë televizve.
Paradoksi sipas tij është se SHBA vazhdon të bëjë para, kurse Europa lejon të jetë në kryqëzim të goditjes. Në mënyrë cinike dhe paralajmëruese Peskov ka shtuar se:
Ne kemi mjaftueshëm kapacitete për të frenuar këto raketa, por viktimat potenciale janë kryeqytetet e këtyre vendeve europiane
Add new comment