Ekstremi i majtë, pas sabotimit të rrjetit hekurudhor francez

Postuar në 29 Korrik, 2024 15:00

Në sabotimin që iu bë rrjetit hekurudhor SNC në Paris, sulm që përkoi me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore, mund të ketë gisht ekstremi i majtë.  

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha për France 2 TV se hetimet kanë identifikuar profilet e disa personave.

Sulmet ishin të qëllimshme, shumë të sakta, jashtëzakonisht të shënjestruara", tha Darmanin. "Ky është lloji tradicional i aksionit të ultra të majtëve," tha ai.

Por i pyetur nëse profilet që u identifikuan ishin afër të majtës ekstreme, Darmanin tha: “Duhet të jemi të kujdesshëm. Çështja është të dihet nëse ata janë manipuluar apo kanë vepruar për përfitimin e tyre. Këta janë njerëz që mund të jenë pranë kësaj lëvizjeje".

Anarkistët francezë të ekstremit të majtë kanë një histori të sulmeve të rrjetit të trenave me zjarrvënie.

Pas sulmit, një deklaratë e nënshkruar nga "një delegacion i papritur" iu dërgua disa mediave të lajmeve duke shprehur mbështetje për sabotimin dhe duke kritikuar Lojërat Olimpike si "festë e nacionalizmit" dhe shtypjes së popujve nga shtetet kombëtare.

Darmanin e cilësoi këtë si "diçka që i ngjan një pretendimi", por "duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të jetë një pretendim oportunist".

Ndërkohë, autoritetet franceze arrestuan një aktivist ultra të majtë në një lokacion që i përket operatorit kombëtar hekurudhor SNCF në Francën veriore, tha një burim policor për AFP të hënën.

Personi në fjalë u arrestua në Oissel dhe kishte çelësa aksesi në ambientet teknike të SNCF, mjetet dhe literaturën e lidhur me ultra të majtën.

Sulmet e së premtes dëmtuan infrastrukturën përgjatë linjave që lidhin Parisin me qytete të tilla si Lille në veri, Bordeaux në perëndim dhe Strasburg në lindje. Një tjetër sulm në linjën Paris-Marsejë dështoi.

100 000 njerëz nuk mundën të merrnin trenat për në punë dhe 150 000 të tjerë u përballën me vonesa, por përfundimisht arritën në destinacione.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.