Nga 10 nëntori kontrolle biometrike në vend të pasaportave për hyrjet në Shengen

Postuar në 20 Gusht, 2024 13:59

Me sistemin e ri të hyrje/daljes (EES) i planifikuar të nisë zyrtarisht më 10 nëntor 2024, Europa do të vendosë "sistemin më modern të menaxhimit të kufijve dixhital në botë”, sipas Komisioneres Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson.

"Transportuesit, operatorët, stacionet e trenave, aeroportet, të gjithë po përgatiten për ditën e madhe," tha Johannsen nga Estonia.

Me hyrjen në fuqi, EES do të zëvendësojë vulat në pasaportat fizike duke regjistruar në mënyrë digjitale të dhënat e shtetasve jashtë BE-së, sa herë që ata hyjnë dhe dalin nga kufijtë e jashtëm të Shengenit, për të siguruar që ata të mos qëndrojnë në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore. Udhëtarëve do t'u kërkohet të paraqesin gjurmët e gishtërinjve dhe biometrinë e fytyrës në kalimin e tyre të parë; kalimet e mëvonshme EES do të kërkojnë vetëm një skanim të pasaportës në një kioskë vetë-shërbyese për të përputhur dokumentin e identitetit me të dhënat biometrike.

"Ne do të dimë saktësisht se kush hyn në zonën Shengen me një pasaportë të huaj," thotë Johannson. “Ne do të dimë nëse njerëzit qëndrojnë shumë gjatë, duke luftuar migrimin e parregullt. Dhe sistemi i hyrje/daljes do ta bëjë më të vështirë për kriminelët, terroristët apo spiunët rusë përdorimin e pasaportave false, falë identifikimit biometrik: fotot dhe gjurmët e gishtërinjve. Do të ketë një paralajmërim të menjëhershëm: Ky person nuk është ai që ai pretendon!”

Po ashtu vihet në dukje nisja e Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i cili do të fillojë të funksionojë në vitin 2025. Ai do t'u kërkojë vizitorëve nga 60 vende pa viza të aplikojnë për autorizim përpara udhëtimit në 29 vende evropiane, dhe për të paguar një tarifë prej 7 eurosh.

Johannson thotë se procesi i përgatitjes së EES për nisje ka qenë "një maratonë" dhe se objektivi fillestar i lëshimit të sistemit kufitar biometrik  ishte viti 2021. "Por vija e përfundimit është në horizont. Tani po bëhemi gati për sprintin final: 10 nëntor. Ajo do të jetë një ditë e mrekullueshme”, shton ajo. Ka edhe dyshime të vazhdueshme se EES s’do jetë gati më 10 nëntor.  Pavarësisht nga optimizmi i Johannson, Komisioni ka shtuar tashmë një datë rezervë "të fundit" të 17 nëntorit 2024, në rast se pikat e kontrollit kufitar nuk do jenë vendosur deri më 10 nëntor.

Burimi: MCN Tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.