Qeveria Meloni largon drejtuesit e huaj të institucioneve të kulturës

Postuar në 31 Korrik, 2024 09:24

Qeveria e Giorgia Melonit në Itali ka nisur një riformatim të drejtimit të institucioneve kulturore në vend. Synimi është largimi i drejtuesve të huaj.

Ndër të parët që u larguan janë Eike Schmidt, me origjinë gjermane, që u largua nga drejtimi i Galerive Uffizi në Firence dhe britaniko-kanadezi James Bradburne, i cili ka drejtuar Pinacoteca di Brera në Milano.

Qeveria ka vendosur për këto poste një kufi moshe prej 70 vjeç dhe kriterin e kombësisë, raporton Euronews

Në fillim të këtij viti, menaxheri i përgjithshëm i La Scala-s në Milano i dha lamtumirën institucionit që drejtonte me fjalët:  "Do të kisha qenë i lumtur të vazhdoja".

E djathta ekstreme e Melonit e kufizoi me një mandate detyrën e Dominique Meyer-it, francez dhe drejtuesi i tretë radhazi i huaj në teatrin e operës në Itali.

Meyer mund të qëndrojë deri në gusht 2025, kur ai mbush 70 vjeç, në përputhje me një rregull të ri të vendosur nga qeveria e Melonit.

Megjithatë, ai ka vendosur të hedhë në gjyq shtetin për të mbajtur postin.

Vitin e kaluar, edhe drejtorit francez të Operës së Napolit Teatro di San Carlo, Stéphane Lissner, iu tha se koha e tij kishte mbaruar. Ai e sfidoi këtë vendim në Gjykatën e Napolit dhe është kthyer në detyrë.

Kritikët e kësaj lëvizjeje të qeverisë së Melonit e kanë quajtur atë "Dekreti Fuortes", duke pretenduar se qëllimi i tij themelor i vendosjes së kufirit të moshës ishte të largonte kreun e transmetuesit kombëtar RAI Carlo Fuortes.

Në një letër drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ish-kreu i RAI-t tha se nuk pranonte ndryshimet në linjën editoriale dhe programore që qeveria e Melonit po përpiqet të imponojë, ndryshime që ai nuk “i konsideronte të jenë në interes të RAI."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.