Politizohet edhe sporti/Afganistani përfaqësohet me qeverinë në ekzil në Olimpiadë

Postuar në 03 Gusht, 2024 14:35

Këto janë motrat Hashimi. Yulduz dhe Fariba, të cilat përfaqësojnë Afganistanin në Olimpiadën e Parisit. Ekipi afgan përbëhet nga 6 pjesëtarë, tri femra dhe tre meshkuj, zyrtarizuar si përfaqësues pas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe atij Afgan. Kuptohet që bëhet fjalë për komitetin në ekzil, pasi siç dihet qeveria e talebanëve nuk e njeh një rol të femrës në aktivitete publike.

Motrat Hashimi janë çikliste dhe lanë Kabulin pas rënies së tij në duart e afganëve dhe jetojnë në Itali.

France24 tregon diçka për historinë e tyre, perceptimin mbi ndryshimet në Afganistan, pa sqaruar në fakt asgjë se cili është tagri përfaqësues i një ekipi të tillë.

Flamur i një vendi të rënë në Olimpiadën e Parisit – shkruan media në fjalë. Edhe pse Afganistani ekziston përtej koineve artificiale të perceptimit perëndimor, që janë ato që edhe e sollën atë vend aty ku është sot. Për ta bërë edhe Olimpiadën, pra sportin një ngjarje strikt politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.