Liçencë ndërkombëtare për të vrarë/Izraeli i "pret kokën" Hamasit. Likujdohet edhe numri dy i Hezbollaut
Dje u njoftua në media vrasja e një prej njerëzve kryesorë të Hezbollahut në Liban, Faruk Shukr, për të cilin Izraeli pranoi se “ishte objektiv i një eleminimi të bazuar mbi kërkimin e shërbimeve sekrete”. Sipas palës izraelite Shukr mbahej përgjegjës për një sulm me rakte në Lartësitë Golan gjatë të cilit vdiqën 12 fëmijë.
Ndërkohë pak më vonë në Teheran u likujdua kreu i grupit palestinez Hamas, Ismail Haniyeh, një akt që nuk është marrë përsipër nga TelAvivi, por që në çdo eventualitet lidhet me të.
Një zyrtar i Hamasit, Moussa Abu Marzouk ka deklaruar se vrasja e Haniyeh përfaqëson një akt të rëndë përshkallëzimi rajonal por pa përcaktuar se çfarë do të ndodhë. Duhet thënë se goditja e bërë i redukton opsionet operative Iranit, ndërkohë që një tjetër zhvillim vjen nga Turqia, e cila ka ftuar për vizitë zyrtare, kreun e grupit rival të Hamasit, Mahmoud Abas të Al Fatahut.
Një nga mbetjet e fundit të legjitimitetit të veprimeve të Izraelit në Gaza mbetet pikërisht zgjidhja politike me Fatahun, për shkak se Netanyahu nuk do të pranonte dot në asnjë rrethanë një marrëveshje me Hamasin, që do të shënonte fundin e tij politik, një fitore të Iranit, pa folur për faktin se shpërthimi ushtarak izraelit ka çmitizuar sistemin demokratik izraelit dhe madje edhe kapacitet e ushtrisë së tij.
Por mesazhi më negative që po sjell kjo luftë është fakti se Izrali ka aktualisht liçencë për të bërë thuajse çdo gjë në rajon, pa asnjë kufizim dhe një gjë e tillë nuk ka të bëjë strikt me sigurinë e tij afatshkurtër, por me afirmimin e fuqisë perëndimore dhe ekstremin e përdorimit të saj në një zonë ku ekuilibri po vihet në diskutim.
Add new comment