Informacion zyrtar nga Rusia, Vuçiç: Opozita dhe Perëndimi do tentojnë grusht shteti

Postuar në 10 Gusht, 2024 04:45

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar se me protestën e sotshme të opozitës për çështjen e minierës së litiumit në Jadar, do të ketë akte dhune dhe tentativë për grusht shteti.

Vuçiç ka shtuar se është njoftuar në rrugë zyrtare për këtë nga Rusia. 

Sot ne morëm informacion zyrtar nga Federata Ruse. Ne po e vlerësojmë. Ata që ëndërrojnë të arrijnë diçka me forcë do të dështojnë. Serbia po ecën me vendosmëri përpara dhe ata nuk mund ta ndalin atë. Nuk do të jenë më kurrë në gjendje ta ndalin. Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen

citohet ai të jetë shprehur në një konferencë për shtyp. 

Më herët ishte gazeta “Vecernje Novosti” që ka raportuar se protestuesit do të tentojnë të kapin pallatin presidencial duke ndjekur mandej skenarin ukrainas. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.