Brazil/ Bie një avion me 62 persona në bord

Postuar në 09 Gusht, 2024 21:13

Një avion është rrëzuar në shtetin brazilian të São Paulo, duke u shkaktuar vdekjen 62 personave në bord.

Avioni turboprop me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paraná-s për në aeroportin kryesor në qytetin e São Paulo kur u rrëzua në qytetin e Vinhedo, bëri të ditur linja ajrore Voepass.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një avion që bie nga lartësia duke ndjekur një trajektore spirale.

Në avion ndodheshin 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët nuk ka asnjë të mbijetuar.

Ai ra në një zonë të banuar, por fatmirësisht nuk ka viktima të tjera veç atyre që ishin në bord.

Sipas faqes së gjurmimit Flightradar24, avioni u ndërtua në vitin 2010 dhe u largua nga Cascavel në orën 11:56 me kohën lokale (14:56 GMT). Sinjali i fundit i marrë nga avioni ishte rreth një orë e gjysmë më vonë.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.