Franca ndërron mendje për zgjerimin e BE-së
Ngurrimit të Francës për të mbështetur zgjerimit e BE-së mesa duket i ka ardhur fundi. Presidenti Emanuel Macron ka qenë skeptik që në mandatin e tij të parë në lidhje me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ishte i pari që hodhi idenë e një “paradhome” të Unionit. Por kjo qasje ka ndryshuar gradualisht muajt e fundit.
Ky ndryshim është përcjellë përmes ministres franceze për Europën.
“Bashkimi Evropian duhet t'i ndihmojë vendet aspirante që t'i kundërvihen Vladimir Putinit duke u dërguar një mesazh të qartë për perspektivën e bashkimit me BE-në”, tha për Politico, Laurence Boone.
Ajo e sheh afrimin e këtyre vendeve te BE-ja si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar ndikimit rus.
“Ka shumë dezinformata dhe ndërhyrje në këto vende kandidate. Është problem”, thotë ajo.
Vladimir Putin, përveç ambicieve të tij territoriale, synon edhe dobësimin e Bashkimit Evropian. Ky është një faktor që duhet ta marrim parasysh dhe ta luftojmë.
Komentet e Boone vijnë një javë përpara se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të mbajë fjalimin e saj vjetor, në të cilin priten detaje mbi ritmin dhe metodën për zgjerimin e planifikuar të BE-së.
E pyetur për propozimin e Macron mbi integrimin me shpejtësi të ndryshme, Boone tha presidenti francez donte t'u lejonte vendeve kandidate një shans për të përcaktuar marrëdhëniet e tyre me BE - siç kanë bërë disa duke mos pranuar euron, ose duke mos iu bashkuar zonës së lirë të udhëtimit Shengen - në vend që të kufizojnë zgjedhjet e tyre.
“Nëse tre vende do të donin të formulonin një politikë të jashtme të përbashkët, a mendoni se 24 të tjerët do të ndiheshin të përjashtuar? Bëhet fjalë më pak për idenë e të pasurit qytetarë të nivelit të dytë dhe më shumë për plotësimin e nevojave të ndryshme pa kufizuar ambicien për të bërë më shumë dhe për të konverguar më tej, "tha Boone.
Add new comment