Shpipëri Hesapi
Tërmeti i 26 nëntorit nuk u mat nga institucionet shqiptare. Ikën dritat
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 nuk është regjistruar nga institucionet shqiptare. Sizmologu Llambro Duni ka pranuar në intervistë televizive se gjatë natës së 26 nëntorit në stacion kanë ikur dritat dhe aty mungon UPS.
Po përpiqemi ta rikuperojmë por është e vështirë
ka thënë Duni.
Komentet janë të tepërta. Vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh kësi gjërash.
Më mirë kur i prish tërmeti sesa t'i prishë "shteti"
Prokuroria e Shqipërisë ka nisur sot hetimin për pasojat e krijuara nga tërmeti, duke u orientuar në tri akuza: ndërtim i paligjshëm, shpërdorim detyre që lidhet ndër të tjera edhe me mospërmbushjen e rregullt të detyrave nga nepunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve. Hapja e hetimeve penale në këtë drejtim implikon eventualisht dënime me burg dhe përgjegjësi për një zinxhir vendimmarrës, por edhe përgjegjësi njerëzore.
Tallja e fundit: Do të fusim në burg ata që nuk riparojnë ndërtimet me probleme
Burgu është kryefjalë sërish. Në gojën e të njëjtit njeri, kryeministrit të Shqipërisë. I cili e ka bërë zakon të miratojë ligje që mandej i noterizon Parlamenti.
Do ndëshkojmë ndërtuesit, do kalojmë një ligj të shpejtë. Do ndëshkojmë arkitektët që nuk denoncojnë ata ndërtues që e bëjnë projektin ndryshe nga sa është letër. Arkitektët që nuk kanë bërë punën i bie kanë bishtnuar. Duhet të ketë përgjegjësi personale, duhet të kenë pasoja penale e pasurore.
Kryeministri e sheh të arsyeshme të qajë disa sekonda për viktimat e tërmetit
Kryeministri Edi Rama është përlotur sërish. Teksa lexonte emrat e viktimave z. Rama në një çast e ka parë të arsyeshme të preket dhe drithërojë pak zërin duke përmbushur rolin e plakut të moçëm mjekërbardhë që ka dhimnjen e atij që di shumë.
Lotët skenikë të këtij aktori kuptohen në kontekstin e dominimit të raportimit mediatik post tërmet nga emri i këtij njeriu që këtu kërcënon me burg, nga ana tjetër vjen vërdallë rrënojave i hequr në fytyrë dhe në shoqërinë e bishtave të zakonshëm.
Mbledhje qeverie live për ndihmë, jo audiencë
Është koha për të ndihmuar psikologjikisht një popull të traumatizuar dhe nuk është momenti për audiencë dhe like
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje qeverie. E teksa ka thënë këtë gjë, krahas përlotjes së djeshme që kërkonte audiencë, z. Rama ka harruar se kjo është mbledhja e parë e qeverisë në kaq kohë që përcillet në media. Më saktë nën logon e televizionit të tij personal. Sigurisht që kjo bëhet për ndihmë dhe jo audiencë.
Deputetja: Regjistrimin e Diasporës mos ta bëjë shteti, por KQZ!!!
Mediat raportojnë sot – ndoshta qëllimisht – për debatet në Komisionin Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë ku është shqyrtuar krijimi I regjistrit të Diasporës. Në komision thuhet se ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari, që ndër të tjera ka thënë:
Rilindja në grarishte
Sot në një emision televiziv ka qenë e ftuar ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ndonëse është e paqartë rëndësia e fjalës së znj. Kodheli sërish disa paragrafë kanë peshë. Zonja nuk mungon të shprehë mendimin e saj se përse Shqipëria është vend shumë i mirë për të jetuar.
Po sondazhit të prokurores si t’ia gjesh dermanin?
Arta Vorpsi u vetëbetua te noteri dhe me këtë i tha vetes dhe mbarë shqiptarëve: tani jam anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Shumëkush u habit dhe u çudit, por në mbrojtje të Artës dolën aradha socialistësh, analistësh dhe juristësh që vunë në dukje sinqeritetin e qytetares Vorpsi.
Iku kjo çudi e pasaportizuar sa hap e mbyll sytë.
Gjëja e re në "qytet"
Stadiumi i ri i Tiranës perceptohet lirshëm fillimisht si një godinë. Të paktën këtë të rrok syri kur kalon aty ku dikur ishte një stadium dhe një shesh që hapej drejt kodrave të Liqenit artificial.
Është një nga ato objekte që dhunojnë hapësirën ku ngrihen duke u shndërruar në simbole të artificialitetit urbanistik përpara se të shenjojnë një kohë të re për një qytet. Kulla e stadiumit nuk relatohet me asgjë vërdallë, ajo sfidon çdo logjikë dhe tonalitet në një hapësirë që supozohej se do kursehej nga kaosi rindërtues i Tiranës.
Parathënia për Teatrin Kombëtar
Inspektoriati i prishjeve të ndërtimeve të papreferuara të pushtetit ka ndërhyrë që dje në mbrëmje në Unazën e Madhe për të prishur ndërtimet që bllokojnë projektin e këtij aksi. Është një projekt që e nxori qeverinë në dritën e hajdutërisë së shumëpërfolur e që megjithatë nuk është kundërshtuar nga asksush. Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim të drejtë dhe për disa mesa duket pas dy vjetësh është dhënë një i tillë.