Tallja e fundit: Do të fusim në burg ata që nuk riparojnë ndërtimet me probleme
Burgu është kryefjalë sërish. Në gojën e të njëjtit njeri, kryeministrit të Shqipërisë. I cili e ka bërë zakon të miratojë ligje që mandej i noterizon Parlamenti.
Do ndëshkojmë ndërtuesit, do kalojmë një ligj të shpejtë. Do ndëshkojmë arkitektët që nuk denoncojnë ata ndërtues që e bëjnë projektin ndryshe nga sa është letër. Arkitektët që nuk kanë bërë punën i bie kanë bishtnuar. Duhet të ketë përgjegjësi personale, duhet të kenë pasoja penale e pasurore.
Duhet vënë sanksione të forta. 7 deri 15 vjet burg për ndërtuesit që abuzojnë. Kjo është një humbje e imja, por nuk do jetë më kështu. Duhen dënime shembullore.
Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar.
O do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshme sepse janë bërë gabime në realizim, në zbatim.
Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijnë ata që i kanë bërë dhe t’i riparojnë, ato që janë të riparueshëm
u shpreh Rama gjatë mbledhjes së Komitetit për Rindërtim.
Sipas këtij njeriu dhe ligjeve të tij në burg shkojnë ata që fyejnë një polic, ata që tregëtojnë ushqime të pacertifikuara, ata që konftontohen me mjekët. Etj.. Nuk ka shkuar kush në burg, por mund të shkojë. Në magazinën e ligjeve do të shtohet burgu për ndërtuesit të cilët duhet të riparojnë çarjet.
Po ligji i tanishëm çfarë thotë? Janë 65 dokumente që miratohen përpara se të merret leja. Leje e cila jepet në mënyrë elektronike prej disa vitesh. Ka inspektoriate që duhet të mbikëqyrin...Ka shumë gjëra, por asgjë nuk funksionon. Nuk ka për të funksionuar as burgu që përflet sot një njeri që nuk e ka në tagër një gjë të tillë. Thjesht po fiton ca kohë sa të kalojë kjo situatë. E njëjta si me përmbytjet...Burg për ata që nuk hedhin ca lekë tani që i duhen qeverisë. Por asgjë për përgjegjësitë e kësaj që ndodhi. Pse? Dihet...
Ndaj kush ka shtëpitë me probleme, kush ka nevoja të mos mbajë sytë nga Edi, Elvisi apo Belinda. Si përherë, vetë si të mundet. Kjo është ajo ç’të lë një gjoja shtet.
Add new comment