Shpipëri Hesapi
Pireu dhe Karpeni. Ose investimet reale përkundrejt kapitalit të llogjeve të miratuara me ligj
Ndoshta përjetojmë një lloj të ri kapitalizmi. Atë teorik dhe voluntarist që ka tregun e vet llafet dhe llogjet. Për ta kuptuar këtë mund të na shërbejë krahasimi.
"Heronjtë" janë vetëm të Partisë Socialiste. Edhe konstantet erionike
Siç mund edhe të pritej për fotografitë e “200 petritëve në Bulevard” ka folur edhe deputeti socialist Spartak Braho. Ka folur në gazetën “Dita” dhe për ata që kanë ndjekur “debatin” gego- katoliko-komunist për këtë çështje mund të lexojnë që në përgjigjen e parë të intervistës këtë shkretëtirë verbale:
Lufta online/Kush po kullot kë?
Lind “FAUDA” shqiptare: Do merret me të “fortët” dhe “peshqit e mëdhenj”
Ky është titulli i një lajmi të publikuar në faqen online në gazetën “Tema”. Në të flitet për krjimin nga qeveria të një force policore elitë e cila merr modelin izraelit dhe e përshtat në Shqipëri kundër krimit. Për parantezë po shtojmë se kjo masë – e zbuluar me burime të dorës së parë nga faqja realstory.al – duket se provon dështimin e politikës së mallkimit që ndiqte kryeministri kur mallkonte “hëngshin kokat” në televizon.
Manifesti kundër rrezikut rus: Të bashkohemi me socialistët!
Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ka ofruar sot teatrin bajat të patritoizimit dhe përpjekjes për ruajtjen e demokracisë në vendin tonë nga ndërhyrjet e huaja. Në komision ka mbërritur një projektrezolutë titulluar “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dizinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare” me nismëtar Taulant Ballën. Ja sesi e argumenton Balla nismën e tij ndër të tjera:
Kap Ça të Kapësh është gjithë qeverisja
Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë
Rreze gëzimi në radhët e opozitës: Jemi dashnorja e preferuar e ShBA
Mediat pranë Partisë Demokratike kanë qarkulluar së fundmi një tip analize titulluar “Coup de Grace” nën autorësi të paqartë. Mesazhi i kësaj analize është i thjeshtë: Në ndryshim nga sa thuhet, opozita shqiptare i ka rregulluar punët me administratën Trump. Si ia ka dalë kësaj? Përmes ish-kryeministrit Berisha që ka premtuar të njohë grupimin MEK si qeveri në ekzil të Iranit dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar.
Karnevalet e Nëntorit
Bulevardi kryesor i Tiranës është dekoruar sot me fotografitë e disa personave që në historiografinë shqiptare celebrohen si dëshmorë, apo heronj të popullit. Janë ata njerëz, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi të cilët regjimi i Enver Hoxhës glorifikoi veten dhe në një farë mase edhe e legjitmoi atë. Dora që ka dekoruar në këtë nëntor bulevardin ngjan të jetë nga Kryeministria, edhe pse ushtari i devotshëm që mban gavetën në çdo rast të tillë është Erion Veliaj i Bashkisë së Tiranës.
90% proamerikanë, 90% pro BE-së, 90% duan korrupsionin!!!
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike ka publikuar një studim sipas të cilit rezulton se vetëm 4% e shqiptarëve nuk do të pranonin të përfshiheshin ndonjëherë në një aferë korruptive. E thjeshtuar kjo statistikë na thotë se 96% e shqiptarëve do të donin të kishin fatin e një korrupsioni që të mbyll ca vrima. Kjo gjetje nuk përgënjeshtrohet madje as nga “kultura popullore”.
Video hileja e një “mrekullie”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë dje në profilin e vet në Facebook një video-promo të Arenës Kombëtare, të cilën e quan mrekulli. Video e marrë me dron është realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe në të paraqitet stadiumi i ri në perspektivën e një objekti arkitektonik të arrirë. Mirëpo montazhierët e videos janë treguar të kujdesshëm që të shmangin pamjet e çuditshme të pjesës pa vende tifozësh që zë ¼-ën e stadiumit në anë të të cilit qëndron një kullë.
Shqipëria hyri nga dritarja përmes Kryeministrit dhe e nxorën nga dera
Këshilltarja e ish-kryeministrit të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla tregon në profilin e vet në Facebook këtë grimcë humoristike nga takimi informal i Berlinit ku u hodh edhe propozimi i presidentit francez, Macron që Kosova të heqë taksën kundrejt liberalizimit të vizave.