Video hileja e një “mrekullie”

Postuar në 27 Tetor, 2019 00:53

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë dje në profilin e vet në Facebook një video-promo të Arenës Kombëtare, të cilën e quan mrekulli. Video e marrë me dron është realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe në të paraqitet stadiumi i ri në perspektivën e një objekti arkitektonik të arrirë. Mirëpo montazhierët e videos janë treguar të kujdesshëm që të shmangin pamjet e çuditshme të pjesës pa vende tifozësh që zë ¼-ën e stadiumit në anë të të cilit qëndron një kullë. 

Duket sikur kryetari i Bashkisë konsideron gjithë njerëzit për budallenj, kur quan një mrekulli një hapësirë që u ndërtua në mënyrë të dyshimtë, me arkitektë të përzgjedhur nga kryeministri dhe që është asgjë më shumë sesa një shartim mes interesit të biznesit, politikës dhe demagogjisë për një stadium të ri. 

Nëse kjo është një mrekulli siç na sugjeron z. Veliaj, pse të fshehësh atëherë një pjesë për të shfaqur tjetrën? Ky është një rast kur pushteti kompromenton një vepër për t’u kompromentuar edhe vetë përmes spoteve gjysmakë dhe e redaktim pamjesh. A thua njerëzit nuk do të shohin nesër atë që është bërë. Pushteti feston ndërtimin e një vepre ku do të akomodohen milionerët dhe kërkon që në këtë festë gjithë njerëzia të marrë pjesë duke duartrokitur dhe mbyllur sytë para asaj që duket qartë se është anormale për të mos përdorur ndonjë fjalë tjetër. 

Comments

Submitted by Am (not verified) on

Mrekulli është, sidomos krahasuar me atë qebaptoren që ishte më përpara. Me siguri po nuk pate dot ndryshimin dhe mrekullinë por të perqendrehoni tek detajet që s'ju pëlqejnë domethënë që ka dyshim qe jeni budallenj.

Submitted by redaksia on

Nuk është detaj që projekti në fakt nuk është stadium, por është edhe stadium. Sigurisht që kush nuk kupton këtë mund të mos jetë vetëm budalla. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.