Lufta online/Kush po kullot kë?

Postuar në 06 Nëntor, 2019 13:38

Lind “FAUDA” shqiptare: Do merret me të “fortët” dhe “peshqit e mëdhenj”

Ky është titulli i një lajmi të publikuar në faqen online në gazetën “Tema”. Në të flitet për krjimin nga qeveria të një force policore elitë e cila merr modelin izraelit dhe e përshtat në Shqipëri kundër krimit. Për parantezë po shtojmë se kjo masë – e zbuluar me burime të dorës së parë nga faqja realstory.al – duket se provon dështimin e politikës së mallkimit që ndiqte kryeministri kur mallkonte “hëngshin kokat” në televizon.

Por nuk është kjo e rëndësishme në këtë “lajm”. Më të rëndësishme janë komentet mbi të. Kemi komentuesin e parë që shkruan me pseudonimin “Arifi”(fotoja më poshtë).

***

Arifi thotë një të vërtetë që dihet: zbato ligjin dhe krimi reduktohet. Dhe pyet me lezet kryeministrin: Po sërës tënde ça do t’i bësh? FAUDA do të merret me kryeministrat që mund të kenë vjedhur? Sepse mund të kenë vjedhur, kjo teorikisht nuk përjashtohet. Komentet më poshtë Arifit masakrojnë origjinën e tij të supozuar fshatare, afilacionet e tij berishiane, frymën antishtet etj.. 

Quhet lopçar, bari delesh që nuk duhet të flasë për këto gjëra etj. Përgjigja e Arifit aty ku duhet:

Mund të pyetet: Kush i bën këto komente partizane? Kush e fryn keqkuptimin deri në këtë farë feje? Vallë vetëm militantë hyjnë dhe komentojnë? Mund të kuptohet komentimi në faqen në Facebook të kryeministrit sepse aty me emër e mbiemër mund të tentosh të zgrapsësh ndonjë favor, por komente në faqe online pa emër?!

Episodi në fjalë nuk mund të mos bëjë të dyshosh se disa prej komenteve, ato më agresivet të jenë të dirigjuara, të nxitura për të mbytur çdo lloj oponence, apo perceptimi se tani qeverinë nuk e honepsin dot më.

Komentet online janë një tregues fryme, mes tyre gjen edhe denoncime reale. Ndaj në sulm për të mos lejuar që kjo frymë të dominojë mediat. Këtu kemi një vërejtje logjike të Arifit, jo ndonjë përfolje. Por kjo vërejtje nuk lihet të kalojë sepse tallja, që është bërë arsyeja e vetme e ndjekjes së kësaj politike, zhbën çdo spektakël të një kryeministri dhe një qeverie që i pret përditë degët e pemës ku ka hipur derisa të presë edhe trungun.

Si tha kryeministri kur mori mandatin e dytë qeverisës? Lufta jonë është edhe me cinizmin. Po si mund të luftosh të vetmen shprehi që të krijon dështimi spektakolar i një qeverie dhe zhvlerësimi tërësor i votës? A nuk është formë cinizmi edhe ikja e shqiptarëve që i bëjnë mutin mrekullisë që nuk e kuptuam dot ndonjëherë. Zotit Rama i kanë mbetur shushunjat online që deformojnë të vërtetën, xhandarë të pispillosur të çdo pyetjeje, policia morale e fshehur në salla operative që mburren me origjinën qytetare ndërkohë që janë hafije dylekësh të një misioni të madh. Të mbajnë në këmbë një gërmadhë!

Dikush po i kullot të gjithë këta! Ha ha ha. Lexoni Arifin!

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nje fenomen i vjeter dhe i peshtire ky i komentuesve te paguar me rroge dhe kam pershtypjen se jane te gjithe mutipseudonimesh, dmth eshte i njejti njeri me disa pseudonime qe te duken sikur jane shume. MEgjithate nuk kuptohet mire a kane ndonje perfitim konkret nga ky budallallek qe bejne. A thua jane shume njerezit qe i lexojne keto komente, pa le pastaj edhe te influencohen prej tyresh pa e kuptur qe jane hafije te paguar. Njese, dizinformimi propagandistik arriti nje lloj kulmi me Gebelsin. Keta sot perdorin po ato taktika ndonese me mediume shume me te sofistikuara dhe kapilare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.