Deputetja: Regjistrimin e Diasporës mos ta bëjë shteti, por KQZ!!!

Postuar në 25 Nëntor, 2019 13:12

Mediat raportojnë sot – ndoshta qëllimisht – për debatet në Komisionin Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë ku është shqyrtuar krijimi I regjistrit të Diasporës. Në komision thuhet se ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari, që ndër të tjera ka thënë:

Nuk duhet të jetë në kompetencën e ministrisë së Jashtme për t’u bërë ky lloj regjistri. Ka ardhur një propozim që të bëhet nga KQZ, pra të jetë një organ i pavarur që të merret me regjistrimin e diasporës dhe mos merret shteti shqiptar.

A do ketë këtu një shkelje kompetencash dhe kjo është një çështje serioze. Ne po parashikojmë që në zgjedhjet e 2021 të kemi diasporën të votojë në këto zgjedhje.

Nëse shteti shqiptar do bëjë regjistrimin e diasporës atëherë do ishte një lloj manipulimi që ti bëhej këtij adresari dhe mund bëheshe një shkelje këtu.

Prandaj është parashikuar që kjo kompetencë ti jepet KQZ dhe mos merret shteti me regjistrimin e diasporës.

Edhe me ça shikoj unë, edhe me prezantimin e Majkos, ministrit të Diasporës,  ju nuk keni fare akordancë me njëri-tjetrin. Jeni komplet jashtë realitetit, d.m.th nuk e kam parë kurrë Ministrinë e Jashtme të menaxhohet në këtë mënyre, jeni komplet jashtë realitetit, nuk dini çfarë po bëni.

A jeni të konsultuar me ministritë e tjera, a e dini çfarë po bëni apo jo?

Përveç kursit të fjalive që pasojnë njëra-tjetrën në armiqëësi të plotë me rregullin dhe logjikën, bie në sy fjala Shteti Shqiptar. Sipas zonjës Hajdari shteti nuk duhet të bëjë regjistrimin, por atë duhet ta bëjë Komisioni Qendror I Zgjedhjeve!!! Ndoshta zonja ka në mendje qeverinë kur thotë Shteti, por kjo ngatërresë në thelb reflekton një zhargon rruge të shqiptarit të zakonshëm që ilustrohet në shprehje të tilla si “nuk ka shtet”, “o shtet” etj..

Të jetë zonja Hajdari frekuentuese e mjedisve të tilla që kultivojnë një të folur urbane jashtë standardit? Ndoshta. Mund të jetë edhe çështje kulture ndonëse një i zgjedhur e ka për detyrë të bëjë dallimin e koncepteve.

Por Shqipëri hesapi! Do kishim edhe në Parlament apo Magna Carta, të dyja lodra misterioze në duart e atyre që janë mësuar vetëm ma llastiqet në qafë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.