Shpipëri Hesapi
Një arrestim, litania reforma, reforma, reforma dhe palaçot që bëjnë avokatin
Në Tiranë u arrestua Henri Çili. Akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të ulur dënimin penal të dikujt. Policia deklaroi se ka përgjime.
Çili ka qenë gazetar, më pas sipërmarrës, botues dhe një njeri që ka zgjedhur përherë të jetë afër çdo pushteti.
Në mbështetje të një gënjeshtre të trashë
Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan sot një qëndrim të ambasadores Yuri Kim, sipas së cilës kryeministri shqiptar, Edi Rama i tregoi vendin ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov. Zonja Kim ka cituar Lavrov kur ka thënë se Shqipërinë e detyrojnë të mbajë ato qëndrime që mban, kurse sipas saj, z. Rama ka mbajtur qëndrim dinjitoz kur i ka zbuluar Lavrovit të vërtetën: Shqipëria zgjedh të mbajë ato qëndrime që mban.
Një njeri, një politikë e jashtme
Gazeta e Kosovës “Koha Ditore” shkruan sot për një çarje në politikën e jashtme të vendit. Ajo referon një letër të kryeministrit Albin Kurt, drejtuar presidentit Hashim Thaçi përmes së cilës i kërkon koordinim në çështjet e politikës së jashtme. Presidenti nuk ka kthyer përgjigje edhe pas tri javësh duke bërë të qartë se në këtë temë ai nuk ka ndërmend të kushtëzohet nga qeveria.
Ça fati të kemi!
Pas tërmetit na duhet të mësohemi me frikën e coronavirusit. Mirëpo nëse tërmetin nuk e parashikon kush veç mediave, coronavirusi ka gjithësesi një protokoll trajtimi të miratuar. Të paktën për kufizimin. Çfarë po ndodh? Ajo që ndodh përherë: lesh arapi(që duhet të jetë i cilësisë së parë). Qeveria thotë se kemi marrë të gjitha masat. Se kemi shtretër, kemi pajisje e i kemi të gjitha. Ndërkohë Kina që hyn te shtetet më të zhvilluara deklaroi në një fazë të caktuar mungesën edhe të ilaçeve të caktuara. Dhe po flasim për vetëm 63 mijë të infektuar në një popullsi që kalon 1.2 miliardë.
Mazniku është kristal. Prokuroria pushon hetimet për natën 900 euro të Barcelonës
Reporter.al raporton sot se prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes Mazniku-Fusha në hotelin 900 euro/nata.
Procedimi penal u regjistrua pas publikimit në media të faturës që tregonte se biznesmeni Fusha kishte paguar 1816 euro për dy netë qëndrimi të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në hotelin me 5 yje “Alma” në Barcelonë në qershor 2018.
Aleksandër Frangaj po ndërton, është Lajm. Edi Rama dhe Veliaj po japin Lejen, nuk është Lajm
Dita e bukur e donacioneve është prishur sot nga Aleksandër Frangaj. Sipas mediave të ndryshme ky i fundit po lobon që të ndërtojë një kullë te kodrat e Liqenit, në mjediset e Lion Park.
Aty në fakt ka rreth e qark ndërtime pa fund dhe Frangaj siç e ka zakon po kërkon të fusë hundët edhe te barishtet e freskëta të Tiranës.
E zëmë se ky është një problem. Po problemi tjetër që ka të bëjë me aspektin gazetaresk, pse nuk raportohet? Ku po lobon Aleksandër Frangaj? Po i lutet yjeve nga taraca e Tv Klanit?
Lypja dinjitoze dhe leksionet e Paleologut të fundit nga Tirana
Sot zhvillohet në Bruksel Konferenca e Donatorëve për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Vetë organizimi i saj duhet konsideruar një sukses për qeverinë shqiptare dhe vendin që merr kështu sinjal serioz solidariteti. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama ka përmendur ndër të tjera edhe situatën emocionale që sipas tij u krijua kur BE-ja i tha jo Shqipërisë në muajin tetor.
Për vendin tonë tërmeti politik në tetor u ndje si mallkimi i shoqërisë që na godiste edhe një herë.
Versioni zyrtar: Kacifas vrau veten me dy plumba
Kostandin Kacifas, shtetasi shqiptar me kombësi greke që më 28 tetor 2018 ditën e dëshmorëve të Greqisë, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës, sipas ekspertizës ka rezoltuar të mos jetë vrarë nga forcat e RENEA-s, por të ketë kryer vetëvrasje. Një konstatim i tillë është kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, ku dosja prej muajit janar 2020 është transferuar pikërisht në këtë prokurori.
Këta do luftojnë krimin në Shqipëri?!
Gazeta “Tema” raporton sot se Policia e Shtetit ka fshehur ngjarjen e aksidentimit të një qytetareje nga shtetasja Ilda Bejleri. Shkruan gazeta ndër të tjera:
Por më skandaloze se largimi i Ilda Bejlerit nga vendi i ngjarjes, është reagimi i policisë. Kjo e fundit e ka fshehur ngjarjen dhe nuk ka dhënë asnjë të dhënë për personin që ka aksidentuar gruan 63-vjeçare.
Po Rilind Mëmëdheu! Rrugës Çarshovë-Përmet i del kalldrëmi i osmanit
Shumëkush ka udhëtuar në aksin Çarshovë-Përmet. Ai që vjen nga jashtë admiron natyrën, ai që njeh zonën e ndjen së brendshmi rrënimin e saj, ai që njeh historinë mbetet vetëm të shprehë keqardhjen sesi një zonë që i dha kaq shumë krijimit të shtetit është katandisur në pikë të hallit. Një kronikë e RTSh-së na jep pamjet e rrugës së cilës i ka dalë edhe kalldrëmi siç raporton gazetari Anastas Naqe.