Politikë
“Arratisen” shqiptarët, kërkojnë azil në BE. Hyrje-daljet në janar-korrik: Kthehen 78 mijë persona më pak në 2015-n
Numri i lartë i personave që nuk janë kthyer në atdhe për 2015-s në raport me 2014-n është një tregues indirekt i dukurisë së kërkimit të azilit, kryesisht në shtetet e BE-së. “Monitor” shkruan se janë rreth 2.2 milionë shtetas shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit për periudhën janar-21 korrik 2015, sipas të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme/Drejtoria e Kufirit. Numri i personave që kanë dalë nga vendi në periudhën në fjalë është rreth 7.6% më i lartë se janar-21 korrik i një viti më parë, apo rreth 156 mijë persona më shumë.
Thirrje e hapur: Albanologjia në rrezik!
Ardian Marashi, Rektor i Qendrës ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike, ka shpërndarë sot një letër të hapur, (lexuar në takimin e organizuar nga Presidenti në kuadër të diskutimeve pë ligjin e ri për arsimin e lartë) ku apelon për situatën ku ndodhen institucionet e kërkimit shkencor dhenato të albanologjisë. Më poshtë letra e plotë:
Departamenti Amerikan i Shtetit kritika policisë, kryeministri Rama flet për histori suksesi. Kë duhet të besojmë?
Departamentit Amerikan i Shtetit kritikon hapur policinë e shtetit si pengesë në luftën kundër trafiqeve të qënieve njerëzore. Në raportin vjetor të DASH flitet për bashkëpunim të zyrtarëve në trafik, korrupsion në radhët e policisë dhe standard minimale të qeverisë në trajtimin e këtij fenomeni, duke sjellë si shembull praninë në parlament të një deputetit të dënuar për prostitucion“Bashkëpunimi i zyrtarëve në krimet e trafikut është një shqetësim serioz. Korrupsioni dhe lëvizjet e shpeshta brenda forcave të policisë pengojnë aksionet kundër trafiqeve.
Tri akuza për Françesko Beketin; Pastrim parash, vjedhje me anë të mashtrimit dhe evazion fiskal
Tre janë akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës për Franncesko Beketin, pronarin e “Agon Channel” i shpallur në kërkim për përfshirjen në një skemë mashtrimi dhe evazioni me taksat. E para është ajo e pastrimit të parave.
Italiani 49-vjeçar dyshohet se ka pastruar rreth 100 milionë euro në vendin tonë. Nga Italia, Luksemburgu dhe Austria dyshohet se kanë hyrë shumë të konsiderueshme parash përmes kompanive të Beketit, pa justifikuar burimin e tyre.
Prokuroria kërkon 3 vite e gjysmë burg për ish kreun e INUK, Zyhdi Dajti. Por a ka ndryshuar stili i punës së Inspektoratit sot?
Një ndërtim i lejuar jo vetëm nga leja e ndërtimit, por edhe nga dy vendime të gjykatës administrative dhe apelit administrativ. Megjithatë, ish shefi i INUK Zyhdi Dajti deshi ta prishte me “një llaf goje”. Prokuroria kërkoi sot 3.5 vite burg për ish-kreun e INUK dhe mosushtrimin e funksioneve publike për 3 vite. Akuza është shpërdorim detyre, ndërsa vendimi për ish-kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar do të jepet nga Gjykata mv 15 shtator. Avokatët mbrojtës të Dajtit kërkuan kohë për realizimin e mbrojtjes.
Maliqët e Rilindjes/Rasti "Kalaja e Tiranës"
Ish-kryeministri Sali Berisha, publikon sot në profilin e tij në “Facebook”, një dokument të firmosur nga dy nëpunës të Ministrisë së Kulturës, që konstatojnë ndërtimin pa leje në mjediset e Kalasë së Tiranës, që më 16 prill 2015.
Nishani përfundon me pushime në Shëngjin. Vilat qeveritare në Dhërmi e Vlorë janë të prenotuara gjithë verën nga Rama e Meta
Tv Klan thotë se presidenti Nishani ka preferuar bregdetin Shëngjinit për të kaluar ca ditë pushim. Në një hotel të vogël familjar pranë zonës së njohur si “Rana e Hedhun”, shumë plazhistë vendas dhe të huaj këto ditë kanë parë të pushojë prane tyre, Presidentin e Republikes Bujar Nishani me bashkëshorten Odeta.
Tepër sportiv dhe ndryshe nga çishin mësuar ta shihnin në aktivitetet zyrtare, presidenti Nishani nuk ka refuzuar edhe foto e takime me shumë pushues.
Bojkotimi i Canit, gazetarët: “Ministria është shndërruar një institucion që të kujton të shkuarën famëkeqe...Përdoret gjuhë urrejtjeje edhe në njoftimet për shtyp”
Para disa javësh u bë publik një komunikim mes Irena Beqirajt, komanduar drejtoreshë e Doganave me median, ku ndë rtë tjera, zyrtarja deklaronte se “situata ekonomike nuk është aq e zymtë sa e paraqesin mediat”. Kjo edhe pse në Dogana, situata është ku thërret qameti, pasi bashkë me Tatimet bëhen nja 150 mln euro të ardhura të munguara. Me sa duket rrëpira ekonomike ku e kanë futur vendin ata që do ta rilindnin, ka dhënë si një nga simptomat e veta, edhe inatin e zyrtarëve me gazetarët. Kështu një ditë më parë, disa gazetarë të ekonomisë, bojkotuan një takim informal me ministrin.
Gazeta "Shekulli" denoncon udhëtimin e deputetes Ledi Shamku dhe familjes së saj në ishullin e Sazanit me anijen ushtarake “Oriku”
Me një shkrim të pasqyruar edhe në ballinën e saj gazeta “Shekulli” denoncon udhëtimin e deputetes Ledi Shamku dhe familjes së daj drejt ishullit të Sazanit me anijen ushtarake “Oriku”, duke përcjellë edhe reagimet e publikut, pasi si deputetja Shamku ashtu dhe bashkëshorti i saj Artan Shkreli kishin ndarë emocione dhe foto në facebook nga ky udhëtim.
Bashkia kallëzon në Prokurori Alban Xhillarin për ndërtimin te kalaja e Tiranës
Bashkia e Tiranës njoftoi se ka bërë padi penale ndaj administratorit të shoqërisë ‘IDA SH.P.K’ Alban Xhillari për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm parashikuar në nenin 199/a të kodit penal’, për objektin në lulishten e trashëgimtarëve t ë ish-familjes mbretërore.