Prokuroria kërkon 3 vite e gjysmë burg për ish kreun e INUK, Zyhdi Dajti. Por a ka ndryshuar stili i punës së Inspektoratit sot?
Një ndërtim i lejuar jo vetëm nga leja e ndërtimit, por edhe nga dy vendime të gjykatës administrative dhe apelit administrativ. Megjithatë, ish shefi i INUK Zyhdi Dajti deshi ta prishte me “një llaf goje”. Prokuroria kërkoi sot 3.5 vite burg për ish-kreun e INUK dhe mosushtrimin e funksioneve publike për 3 vite. Akuza është shpërdorim detyre, ndërsa vendimi për ish-kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar do të jepet nga Gjykata mv 15 shtator. Avokatët mbrojtës të Dajtit kërkuan kohë për realizimin e mbrojtjes. Dajti u arrestua nga policia verën e kaluar me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në dy raste, atë të pezullimit të punimeve për zgjatimin e bulevardit të Tiranës, pavarësisht se kishte një vendim gjykate për mos i pezulluar ato; dhe prishjen me tritol të një objekti në rrugën e “Elbasanit”, të parën ndërtesë të hedhur në erë me tritol nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ndonëse ajo ishte me leje. Në fakt veprimtaria e INUK është kritikuar dhe vazhdon të kritikohet edhe nën drejtuesit që pasuan Dajtin, për prishje ndërtimesh me leje apo e anasjellta, mbyllja e syve për ato që s’kanë asnjë dokument. Rasti më flagrant, punimet në muret e kalasë së vjetër të Tiranës.
a.k
Add new comment