Politikë

Drejt gjyqit përplasja Basha-Crown Agents. Kompania: Hamendësimet shpifëse kanë dëmtuar reputacionin tonë, po punojmë me standardet më të larta të ndershmërisë

Postuar në 25 Korrik, 2015 03:25

Një ditë pas ambasadës britanike ka reaguar edhe vetë britanike Crown Agents lidhur me akuzat për korrupsion, të artikuluara kryesisht nga shefi i opozitës, Lulzim Basha. Duke përsëritur pak a shumë ato që tha ambasada britanike, kompania kërkon që politika ose të faktojë ose të tërheqë akuzat.

"ALBTelekom”: “Albanian Telekom, pronë historike e Shtetit Shqiptar. Regjistrimi i emrit Telekom Albania, kundër ligjeve tregtare, kodeve të QKR-së dhe praktikave të Autoritetit të Konkurrencës"

Postuar në 24 Korrik, 2015 11:36

Vetëm pak ditë pasi “Deutsche Telekom” hyri zyrtarisht në Shqipëri, zyrtarizohet ankesa e parë. Drejtori i Përgjithshëm i ALBTelekom, Erkan Tabak, ka shpërndarë sot një deklaratë për shtyp, përmes së cilës konsideron si joligjore dhe të parregullt, përdorimin e emërtesës “Telekom Albania”, nga ana e “DT”. Më poshtë deklarata e plotë:

Shënim: Zijafetet e reja të Socialist-llarëve

Postuar në 24 Korrik, 2015 10:01

“Ore, këta socialistët i shoh të gjithë të veshur me “Lacoste”. A është shumë normale kjo?”. Një pyetje e një miku që vinte nga jashtë në vitin 2004 e që pikaste një hollësi për tjetërsimin etik që “e majta” dhe “e djathta” kanë pësuar në Shqipëri. Kanë kaluar shumë vite dhe tashmë veshja është ndër të paktat gjëra që bie në sy. Por dëshira për salltanete dhe luks e “të majtëve” të Shqipërisë, është si puna e atyre “hijeve që të mbeten nga pas”. Fjala natyrisht nuk është për të majtë të doktrinës, por të majtë të traditës. Pra të majtë denbabaden, nga ata që gdhihen e ngrysen te PS-ja.

Ambasada britanike: “Faktoni akuzat për “Crown Agents”, ose tërhiquni”. Po ambasadori a duhet të provojë “ekzistencën e një klike në gjyqësorin shqiptar”?

Postuar në 24 Korrik, 2015 07:32

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar sot ndaj akuzave që politikanë apo aktorë mediatikë kanë bërë ndaj kompanisë “Crown Agents”. Ka shumë interes ky reagim, pasi na bën të kuptojmë të gjithëve se çfarë lloj krijese është shteti shqiptar. “Politikanë të caktuar shqiptarë kanë hedhur vazhdimisht që prej shtatorit 2013, akuza për korrupsion ndaj Crown Agents. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata asnjëherë nuk i kanë mbështetur akuzat e tyre me fakte konkrete. Në këto rrethana, gjëja e duhur për t’u bërë është ose faktimi akuzave ose tërheqja e tyre.

Një veprim që parlajmëron atë që do të ndodhë me ndryshimin në Bashki/të

Postuar në 24 Korrik, 2015 05:03

Tashmë po ngjan si praktikë e zakonshme e kryeministrit. Hidhet një “ide”, shoqërohet me ndonjë akt, shikohet reagimi dhe pastaj vendoset çfarë duhet bërë. Kjo pasi me sa duket kryeministri i Shqipërisë është një frikacak. Protesta e armëve kimike, reagimi për koncesionin e parkingjeve si dhe tërheqja për projektin e hyrjes së liqenit në Tiranë, janë prova e kësaj sjelljeje të pasinqertë me qytetarët. Listës i shtohet edhe rasti i dy ditëve të fundit, ai i ndërtimit në mjediset afër kinema “Millenium”. Sapo doli në media, Ministria e Kulturës urdhëroi prishjen.

Ministria e Kulturës njeh zyrtarisht Monarkinë...

Postuar në 23 Korrik, 2015 11:42

Thagmat që dalin nga zyrat e shtypit të administratës shqiptare janë për t’u shënuar për nivelin e amatorizmit dhe injorancës që reflektojnë, ndonëse kryeministri I tanishëm ka stigmatizuar jo pak qeverinë e mëparshme për gafa të këtij lloji. Nëse do t’i referohemi një njoftimi të  sotëm të Ministrisë së Kulturës, Shqipëria  është Monarki dhe jo Republikë Parlamentare.

Opozita kërkon ndërprerjen e kontratës me “Crown Agents”: “Një dështim që kundërmon erë korrupsion”

Postuar në 23 Korrik, 2015 08:35

Kontrata me “Crown Agents” duhet të prishet. Ky është mendimi dhe kërkesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, sipas të cilit kontrata nuk justifikohet më dhe rezluton me efekte negative. “Që tani, pa qenë nevoja të presim prokurorinë, duket qartë se kontrata e tij me “Crown Agents” është një dështim që kundërmon erë korrupsioni. Kjo kompani mori nga qeveria shqiptare paratë dhe lehtësirat e njohura, të cilat i kemi kundërshtuar që në krye të herës, por nuk realizoi asnjë prej objektivave të shpallura me bujë nga vetë Edi Rama.

A ka nevojë apo e ka bezdi Europa, Ballkanin?

Postuar në 23 Korrik, 2015 06:31

Bashkimi Europian, ose më saktë Gjermania, i konsideron vendet e Ballkanit Perëndimor, si të sigurta. Por ato janë aq të sigurta, saqë njerëzit, ose një pjesë e tyre, po ikin në vijimësi. Ka një kontradiktë në vlerësimin e sigurisë mes dy zonave: në Gjermani flitet zyrtarisht për siguri të të drejtave politike, që mohojnë të drejtën për të miratuar azilin. Në Ballkan flitet për siguri ekonomike që po shkon drejt zeros, e që shërben si nxitës i emigrimit.

BERZH financues i autostradës adriatiko-joniane? Drejtori rajonal, Holger: “Më mirë se ideja e një Benelux ballkanik, është ajo e tregut të përbashkët”

Postuar në 23 Korrik, 2015 05:36

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim synon të japë mbështetje financiare për autostradën adriatiko-joniane, ose ndryshe Korridorin e Kaltër. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, drejtori rajonal i saj, Muent Holger, pranon se BERZH e sheh këtë projekt si premisë për integrimin e mëtejshëm të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Banka do të ishte e interesuar të merrte në konsideratë mbështetjen e autostradës Adriatiko-Joniane, e cila është një projekt rajonal që po promovohet nga qeveritë e Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Dobësimi i LSI-së, Genc Pollo në mbështetje të Mediut. Hedh idenë e aleancës Rama-Basha

Postuar në 23 Korrik, 2015 04:18

Sipas gazetës “Sot” teza e hedhur ditët e fundit në tregun politik, për një aleancë të mundshme mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për të goditur LSI dhe shpëtuar të djathtën nga shpërbërja, nuk është më një iluzion. Rritja e frikshme me 80 mijë vota e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, duke se ka trembur Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, mes të cilëve është riaktivizuar pakti i vjetër politik.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë