“Arratisen” shqiptarët, kërkojnë azil në BE. Hyrje-daljet në janar-korrik: Kthehen 78 mijë persona më pak në 2015-n

Postuar në 28 Korrik, 2015 02:11

Numri i lartë i personave që nuk janë kthyer në atdhe për 2015-s në raport me 2014-n është një tregues indirekt i dukurisë së kërkimit të azilit, kryesisht në shtetet e BE-së. “Monitor” shkruan se janë rreth 2.2 milionë shtetas shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit për periudhën janar-21 korrik 2015, sipas të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme/Drejtoria e Kufirit. Numri i personave që kanë dalë nga vendi në periudhën në fjalë është rreth 7.6% më i lartë se janar-21 korrik i një viti më parë, apo rreth 156 mijë persona më shumë.  Ajo që bie në sy është diferenca e lartë mes daljeve dhe hyrjeve për dy periudhat përkatëse. Në janar-21 korrik të një viti më parë kjo diferencë ishte 178 mijë persona, ndërsa për 2015, ajo ka kërcyer në 256 mijë, apo 78 mijë persona më pak që janë kthyer në atdhe në janar-21 korrik 2015. Ndonëse jo 100% i saktë ky është një tregues indirekt i fluksit të lartë të azilantëve, një dukuri kjo që ka qenë mjaft e dukshme në muajt e parë të 2015-s.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.