Nishani përfundon me pushime në Shëngjin. Vilat qeveritare në Dhërmi e Vlorë janë të prenotuara gjithë verën nga Rama e Meta
Tv Klan thotë se presidenti Nishani ka preferuar bregdetin Shëngjinit për të kaluar ca ditë pushim. Në një hotel të vogël familjar pranë zonës së njohur si “Rana e Hedhun”, shumë plazhistë vendas dhe të huaj këto ditë kanë parë të pushojë prane tyre, Presidentin e Republikes Bujar Nishani me bashkëshorten Odeta.
Tepër sportiv dhe ndryshe nga çishin mësuar ta shihnin në aktivitetet zyrtare, presidenti Nishani nuk ka refuzuar edhe foto e takime me shumë pushues.
Edhe pse Shengjini, dhe hoteli modest tek Rana e Hedhun, ishte zgjedhje e vetë Presidentit të Republikes dhe zonjës së tij, mësohet se nga drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kreut të shtetit i është refuzuar mundësia për të qëndruar në rezidencat qeveritare. Me një shkresë zyrtare kjo drejtori, i është drejtuar kabinetit të presidentit se as në rezidencën qeveritare të Vlorës dhe a
s në atë të Dhërmiut, Presidenti i Republikes nuk mund të shkojë, pasi këto dy rezidenca janë prenotuar për gjithë sezonin veror nga kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta.
Tv Klan thotë se çdo president i meparshem, ka patur mundesinë e perzgjedhjes i pari të kohës së qëndrimit në rezidencat qeveritare, pastaj drejtuesit e tjerë të shtetit.
http://tvklan.al/nishanit-i-refuzohet-qendrimi-ne-rezidencat-e-dhermiut-...
l.m
Comments
Panvaresisht se ky nuk ben
<p>Panvaresisht se ky nuk ben Presidentin, ai ulet ne kolltukun e presidentit dhe kjo qe ka ndodhur eshte turp dhe arrogance qe me kujton ata halabaket e lagjes. </p>
Nuk kuptoj se pse Nishani nuk
<p>Nuk kuptoj se pse Nishani nuk shkon si turist ne Anadoll.</p>
Add new comment