Politikë

Degjeneron debati në “Opinion”/Stefani: “Ti Preç ke qenë spiun”. Replika: “Do marr vendimin e gjykatës të ta ngul mu në lule të ballit”(video)

Postuar në 15 Tetor, 2015 22:06

Ka degjeneruar në fyerje dhe akuza debati mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogaj në “Opinion”. Tema e emisionit ishte afera e CEZ-it, por qëndrimet e kundërta mes të dyve kanë degraduar në sulme dhe akuza, të cilat moderatori Blendi Fevizu i ka toleruar deri në fund. “Ti ke qenë spiun”, i ka thënë Stefani Zogajt. Zogaj ka reaguar duke thënë se për këtë akuzë të vjetër ka folur gjykata dhe se kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin. “Herë tjetër do marr vendimin e gjykatës me vete dhe do të ta ngul me gozhdë mu në lule të ballit”, ka replikuar Zogaj.

Propozimi: Fletë votimi në gjuhët e minoriteteve

Postuar në 15 Tetor, 2015 18:36

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka folur sot pas një takimi që ka patur me kreun e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të vitit 2015 në Shqipëri, Audrey Glover. Dule ka kërkuar që komisionerët të mos jenë më partiakë, por njerëz profesionistë të fushave që zgjidhen në mënyrë të përhershme.  Një kërkesë spcifike e Dules ka qenë përdorimi i gjuhëve kombëtare në fletët e votimit, në ato zona ku banojë minoritete.

Reagimi i qeverisë për akuzat e fundit: krijon portalin "transparenca.al"

Postuar në 15 Tetor, 2015 15:24

Qeveria ka vendosur të krijojë një portal të ri: transparenca.al. Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, sqaron në këtë video se aty do të publikohen të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që "gazetarët të informohen përpara se të shkruajnë". Portali vjen pas akuzave të fundit për CEZ dhe për ministrin e Brendshëm, të cilat qeveria nuk ishte në gjendje t'i sqaronte plotësisht. Duket se qeveria ndjen një peshë nga informimi masiv i portaleve online për cilësinë e të cilit ka rezerva të mëdha.

Avokatja e Shtetit e bindur se ka shpëtuar Shqipërinë me qëndrimin e mbajtur në marrëveshjen me CEZ

Postuar në 15 Tetor, 2015 13:33

Një ditë pas kallëzimit penal nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre në përgatitjen e marrëveshjes së mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ ka reaguar edhe avokatja e shtetit Alma Hicka, e cila është një nga dy personat e akuzuar. Hicka po ashtu si ministri Gjiknuri flet për sulm politik, duke e mbështetur reagimin e saj në insinuata që vijnë prej Sali Berishës, por pa argumentuar ligjërisht ku çalon kallëzimi i KLSH.

Kallëzimi i KLSH/Ministri Gjiknuri humbet qetësinë: "Marrëveshja me vendim qeverie, ratifikuar nga Parlamenti"(video)

Postuar në 15 Tetor, 2015 12:42

Neni 62 në ligjin për median, mbetet në fuqi. Rrëzohet amendamenti i Taulant Ballës

Postuar në 14 Tetor, 2015 15:53

Amendamenti i Taulant Ballës për heqjen e nenit 62 në ligjin për median audiovizive nuk është pranuar nga shumica. Alfred Peza, nënrkyetar i Komisionit Parlamentar të Medias ka deklaruar se shumica mendon të marrë në konsideratë vërejtjet e faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim, të cilat e shohin shumë problematike këtë masë të propozuar. Amendamenti synonte që të hiqte nga ligji rregullimet për pronësinë dhe shpërndarjen e reklamave.

Presidenti del me kritika direkte për procesin e reformës në Drejtësi dhe për raportin analitik

Postuar në 14 Tetor, 2015 15:35

Pas opozitës parlamentare edhe Presidenti i Republikës kritikon procesin e reformës në Drejtësi. Në një letër drejtuar komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Bujar Nishani, përcjell rezervat e veta edhe për aspektin proceduriail, ashtu edhe për përmbajtjen e draftit. “Procesi po zhvillohet në mungesë të plotë transparence si për aktorët e drejtpërdrejtë ashtu edhe për publikun e gjerë.

Ambasadori i Shqipërisë në OSBE kthehet në Tiranë. Me detyrë këshilltar në Komisionin e Jashtëm

Postuar në 14 Tetor, 2015 11:31

Ambasadori i Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, e ka lënë detyrën e tij. Ai ka thënë në një prononcim për gazetën “Panorama” se ndodhet në Tiranë, por pa sqaruar se në cilat rrethana është bërë largimi. “Për këto çështje kontaktoni me Presidencën dhe Ministrinë e Jashtëm”, thotë Koçi. Po sipas kësaj gazete Spiro Koçit i është ofruar një vend pune si këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Berisha: Meta s’ka kërkuar pakte të reja, nuk flirtoj me të

Postuar në 14 Tetor, 2015 09:01

Berisha ka hedhur poshtë zërat për një bashkëpunim politik mes tij dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News 24”, ish­kryeministri ka përjashtuar mundësinë edhe të një bashkëpunimi politik mes kreut të PD­së Basha dhe Kryeministrit Rama. “Trokitja e gotave, aty ku ka qenë për shembull edhe ambasadori kinez, unë nuk mund të kthej shpinën. Meta nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon pakte të reja. Unë kam vlerësuar qëndrimin e tij për hetimin ndërkombëtar. Aferën “DIA” e përdori Rama kundër Metës në mënyrë më të fuqishme.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë