Neni 62 në ligjin për median, mbetet në fuqi. Rrëzohet amendamenti i Taulant Ballës

Postuar në 14 Tetor, 2015 15:53

Amendamenti i Taulant Ballës për heqjen e nenit 62 në ligjin për median audiovizive nuk është pranuar nga shumica. Alfred Peza, nënrkyetar i Komisionit Parlamentar të Medias ka deklaruar se shumica mendon të marrë në konsideratë vërejtjet e faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim, të cilat e shohin shumë problematike këtë masë të propozuar. Amendamenti synonte që të hiqte nga ligji rregullimet për pronësinë dhe shpërndarjen e reklamave. Pati menjëherë akuza se Taulant Balla vetëm sa e lexoi dhe propozoi atë, pasi ai ishte sugjeruar nga operatorë të caktuar në treg. Pasi kërkoi mendimin e BE-së, shumica me sa duket është  tërhequr. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.