neni 62
Neni 62 në ligjin për median, mbetet në fuqi. Rrëzohet amendamenti i Taulant Ballës
Amendamenti i Taulant Ballës për heqjen e nenit 62 në ligjin për median audiovizive nuk është pranuar nga shumica. Alfred Peza, nënrkyetar i Komisionit Parlamentar të Medias ka deklaruar se shumica mendon të marrë në konsideratë vërejtjet e faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim, të cilat e shohin shumë problematike këtë masë të propozuar. Amendamenti synonte që të hiqte nga ligji rregullimet për pronësinë dhe shpërndarjen e reklamave.
Pronësia e medias, mazhoranca kërkon seancë dëgjimore për “Nenin 62” që po kërkohet të hiqet
Opozita ka kundërshtuar sot në Komisionin e Medias propozimin e mazhorancës, më saktë një deputeti të saj, Taulant Balla, për shfuqizimin e nenit 62 në ligjin për median. Ky nen rregullon pronësinë e medias dhe heqja e tij, sipas kryetarit të Komisionit, Genc Pollo, fsheh qëllime të pastra klienteliste. Pollo tha se marrja nën kontroll e Autoritetit të Mediave Audiovizive ishte hapi i parë, për të ardhur në këtë hap të dytë, që synon të legjitimojë dominimin e tregut nga një operator i vetëm, përmes kalimit të frekuencave.