Pronësia e medias, mazhoranca kërkon seancë dëgjimore për “Nenin 62” që po kërkohet të hiqet
Opozita ka kundërshtuar sot në Komisionin e Medias propozimin e mazhorancës, më saktë një deputeti të saj, Taulant Balla, për shfuqizimin e nenit 62 në ligjin për median. Ky nen rregullon pronësinë e medias dhe heqja e tij, sipas kryetarit të Komisionit, Genc Pollo, fsheh qëllime të pastra klienteliste. Pollo tha se marrja nën kontroll e Autoritetit të Mediave Audiovizive ishte hapi i parë, për të ardhur në këtë hap të dytë, që synon të legjitimojë dominimin e tregut nga një operator i vetëm, përmes kalimit të frekuencave. Mazhoranca ka kërkuar seancë dëgjimore për këtë çështje, por duhet thënë se “AMA e rilindur” siç e quajti Pollo është e vetmja që mbështet propozimin që lexon dhe propozon Taulant Balla. Shfuqizimin e nenit 62 e kanë kundërshtuar edhe Bashkimi Europian, OSBE dhe Këshilli i Europës.
Add new comment