Berisha: Meta s’ka kërkuar pakte të reja, nuk flirtoj me të
Berisha ka hedhur poshtë zërat për një bashkëpunim politik mes tij dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News 24”, ishkryeministri ka përjashtuar mundësinë edhe të një bashkëpunimi politik mes kreut të PDsë Basha dhe Kryeministrit Rama. “Trokitja e gotave, aty ku ka qenë për shembull edhe ambasadori kinez, unë nuk mund të kthej shpinën. Meta nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon pakte të reja. Unë kam vlerësuar qëndrimin e tij për hetimin ndërkombëtar. Aferën “DIA” e përdori Rama kundër Metës në mënyrë më të fuqishme. Nuk e bëri PD këtë. Ne nuk e mbrojtëm Metën, as nuk e akuzuam. Rama e përdori atë çështje për luftë të brendshme. Kjo ishte e dukshme. Opozita nuk mund të heshtte para një çështje të tillë, ku janë 135 milionë. Rama firmosi duke e kaluar nga pala shqiptare çështjen “DIA”. Nuk jam për flirte, për me asnjë. Nuk flirtoj me Metën”, u shpreh ish-kryeministri. Për sa i përket çështjes së CEZ-it Berisha thotw se skenari nuk mbaron këtu dhe se opozita nuk do ta lërë me kaq.
Add new comment