Politikë
Ligj për vullnetarizmin. E propozon Blendi Klosi nën shembullin e Nënë Terezës
Sot është përkujtuar në rrugë qeveritare dita e lumturimit të Nënë Terezës, e cila nuk dihet se çfarë përfaqëson për shqiptarët jo katolikë. Kryeministri ka mbajtur një fjalë ku veç mburrjeve dhe lavdërimit për Nënë Terezën nuk ka thënë ndonjë gjë tjetër. Ndërkohë ministri i Çështjeve Sociale, Blendi Klosi është shfaqur shumë entuziast. Aq sa ka propozuar edhe një ligj për Vullnetarizmin. “Kur më mirë se sot, mund të bëjmë sadopak nga puna e kësaj gruaje të madhe, që e bëri të njohur vendin tonë në të gjithë botën, duke nisur së bashku punën për hartimin e ligjit të Vullnetarizmit?
PD njeh Tavon si pol pushteti në Gjirokastër. “Luftuam kundër tij, ishte e kotë”, thotë Kokalari
A është Vangjel Tavo, ish socialist minoritar, aktualisht deputet i LSI-së, pol i fuqishëm pushteti në Gjirokastër. Po, të paktën sipas vetë kandidatit të PD-së për bashkinë zgjedhjet e fundit lokale.
KQZ, Zgurit dhe Jorgaqit u mbaron mandati. U ra shorti 3 vjeçar. A do t’i mbajnë PS e PR?
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të rinovohet me dy emra që do zëvendësojnë Edlira Jorgaqin dhe Klement Zgurin, njofton GSH. Dy anëtarëve u mbaron mandati si pasojë e një mekanizmi “rinovues” të miratuar në 1 nëntor 2012. Pikërisht këtë datë, tre vjet më pas, u takon dy partive që i kanë propozuar ata, respektivisht Partisë Republikane dhe asaj Socialiste, që të propozojë në Kuvend dy emrat e rinj ose të njëjtët.
Prodi: "Kemi bërë të njëjtat gabime në disa çështje"
Ish-Kryeministri Romano Prodi rrëfen kujtimet e tij nga vizita në vitin 1997; marrëdhëniet me Shqipërinë dhe politikanët; një leksion për Europën lidhur me krizën e emigracionit dhe mbi rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
“Edi Rama, ose do të pranojë shantazhin e Ilir Metës, ose duhet të bëjë zgjedhje të parakohshme”
Shenasi Rama i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Sot”. Rama i përmbahet tezës së vet të njohur të parisë që gllabëroi çdo gjë, që lozi teatër me demokraci dhe zgjedhje, por që në fund është e njëjta fytyrë.
PD: “Eurocol”, fituese me ofertën më të lartë edhe në Ministrine Arsimit
Partia Demokratike ka vijuar sot me një tjetër shembull nga ajo që e quan favorizim në tendera. Fjala është për subjektin që u përfol si fitues i tenderit për rikonstruksionin e godinës së OSHEE-së, që është po ai që ndërton vilën e Edi Ramës në Surre,l. Kësaj radhe, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se firma në fjalë ka fituar me të njëjtën mënyrë – pra duke paraqitur ofertën më të lartë – një tender në Ministrinë e Arsimit.
Avokati i Popullit: Kemi probleme me politikën. Rekomandimet konsiderohen sulme
Avokati i Popullit adreson kritika të hapura për sjelljen institucionale të drejtuesve shqiptarë që sipas tij, nuk ofrojnë bashkëpunim me zyrën e Avokati. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e 9-të të Shoqatës së Ombudsmanëve dhe Ndërmjetësuesve Frankofonë (AOMF), që u mbajt në datat 13-15 tetor 2015 në Quebec të Kanadasë, Igli Totozani, deklaroi se në vende si Shqipëria ka vërtet një rend kushtetues demokratik, por kultura e njerëzve dhe politikës është larg tij. "Puna e Ombudsmanit në vendet me demokraci ende të pakonsoliduar është një sfidë e madhe.
"Shqiptarja.com" shkruan se janë 110 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në radhët e politikës
Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se janë rreth 110 pseudonimet që politika apo media ka denoncuar gjatë viteve si etiketa të dosjeve të bashkëpunimit të personave që sot janë aktiv në politikë apo në institucione të ndryshme. Dhe kjo listë është bërë e njohur nga akuza të herëpashershme mes politikanëve që aludojnë për ish-bashkëpunëtorë të Siigurimit të Shtetit. Çështja është prezente pasi ndonëse u miratuan disa ligje, shumëkush arriti të vijonte karrierën. Këtu nuk përmenden njerëz që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes së asaj kohe, por vetëm ata që kanë dosje, e që janë të shantazhueshëm.
“Reforma në drejtësi, një shans kritik për Shqipërinë”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin e tyre për rëndësinë e reformës në drejtësi në Shqipëri. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të shtruara nga televizioni “Ora Neës”, ambasada amerikane në Tiranë, përmes zëdhënësit Ryan Roberts ka dhënë këtë përgjigje: “Procesi i reformës në drejtësi paraqet një shans kritik për Shqipërinë dhe nëse do të jetë i suksesshëm, mund të përbëjë reformën më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit. Në sistemin e drejtësisë ka nga ata që duhen shkarkuar për korrupsion dhe disa duhet të shkojnë në burg.