PD njeh Tavon si pol pushteti në Gjirokastër. “Luftuam kundër tij, ishte e kotë”, thotë Kokalari
A është Vangjel Tavo, ish socialist minoritar, aktualisht deputet i LSI-së, pol i fuqishëm pushteti në Gjirokastër. Po, të paktën sipas vetë kandidatit të PD-së për bashkinë zgjedhjet e fundit lokale.
Partia Demokratike ka bërë analizën e humbjes në këtë bashki në zgjedhjet e 21 qershorit. Në analizë ka qenë prezent edhe sekretari Arben Ristani, Tritan Shehu dhe Spiro Ksera. Por ka qenë kandidati i PDsë për këtë bashki, Igli Kokalari, ai që ka pranuar se PD ka humbur për shkak të Vangjel Tavos. “Ne nuk luftuam kundër mullinjve të erës, ne luftuam ndaj një kandidati real që ishte Vangjel Tavo”, ka thënë Kolalari, sipas të cilit, edhe prania e mundshme e Genc Rulit, që ishte deleguar nga kryetari Basha në Korçë, zor se do kishte ndryshuar gjë. Kokalari ashtu si Tavo, është mjek dhe duket se di ç’thotë. Ja që LSI di t’i zgjedhë “komisarët”.
a.j
Add new comment