Politikë

Kërcënimi nga sulmet terroriste, Tirana po aq e ekspozuar sa Moska

Postuar në 20 Nëntor, 2015 18:47

Shteti Islamik ka meritën se i ka dhënë Tiranës një rëndësi që me gjasë as do ta merrte për shekuj me radhë. Tv Klan raporton sot se kryeqyteti rrëzë malit të Dajtit është i rrezikuar nga sulmet terroriste të sponsorizuara dhe organizuara nga ISIS, po aq sa edhe Moska e Rusisë. Tv Klan raporton se ky vlerësim ka ardhur nga raporte të shërbimeve sekrete të huaja dhe që i janë përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror.

PD akuzon: Ministria e Shëndetësisë, kliente e kompanisë së Vilma Nushit

Postuar në 20 Nëntor, 2015 16:39

Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes përfaqësueses së vet, Grida Duma, praktikat prokuruese të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat sipas Dumës kanë çuar para drejt një kompanie të vetme. “Nuk janë letra, as dokumenta tenderi, janë në të vërtetë sëmundja e shëndetësisë tonë. Këta janë milionat që Ilir Beqja i ka dhënë Vilma Nushit për blerje ilaçesh. Këto janë paratë që pasurojnë shoqen e partisë socialiste. Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese.

Leze e Preng Frroku i shkruajnë ambasadorit Lu: Po na zhgënjen, informohu para se të flasësh

Postuar në 20 Nëntor, 2015 10:29

Deklarata e ambasadorit amerikan se Arben Frroku u lejua të ikte nga Shqipëria, ndërsa po gjykohej për vrasjen e Dritan Lamajt ka lënë të zhgënjyer prindërit e Frrokut. Preng e Leze Frroku i kanë shkruajtur një letër diplomatit të Shteteve të Bashkuara duke i quajtur deklaratat e tij të nxituara.

Kriminalizimi i shpifjes, qeveria konsulton praktikat europiane dhe sanksionet në to

Postuar në 19 Nëntor, 2015 20:45

Para disa ditësh bëri bujë të madhe propozimi i qeverisë për ligjin e shpifjes, sipas të cilit do të përfshihej edhe media si subjekt në kriminalizimin e shpifjes. Një apo dy ditë më pas kryeministri u tërhoq, duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për mediat, por vetëm për ata persona që shpifin ndërkohë që mbajnë një detyrë publike. Mirëpo është e qartë se ligji për shpifjen, një akt ky që nëse dënohet si i tillë nuk ka pse të përjashjtojë subjektet, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë, do të jetë tërësor.

Apologjia e sinqertë e socialistit Pandeli (Video)

Postuar në 19 Nëntor, 2015 14:07

Në kundërpërgjigje të deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për lidhje të ministrave dhe qeverisë me eksponentë të krimit, një tjetër ish-kryeministër socialist si Pandeli Majko ka bërë një lloj apologjie për situatën në sistemin e drejtësisë, duke i faturuar përgjegjësi të gjithë klasës politike, madje duke bërë edhe krahasime me të kaluarën si një tregues se ku e kanë katandisur vendin ai dhe të tjerët që për 25 vjet kanë qeverisur këtë milet.

Tjetër “dhuratë” për Shullazin nga Drejtësia. Pushohen hetimet për kërcënimet ndaj Bashës

Postuar në 19 Nëntor, 2015 11:11

Emri i tij u përfol së fundmi nga ambasadori amerikan Donald Lu, si person që shijon lirinë pasvarësisht se është i akuzuar për disa vepra kriminale. Emiljano Shullazi mori një tjetër dhuratë nga drejtësia nëse mund të quhet kështu pushimi i çështjes në ngarkim të tij për kërcënim ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Ish-shefi i shtabit kallëzohet nga M. e Mbrojtjes për abuzime me fondet

Postuar në 18 Nëntor, 2015 23:05

Ministria e Mbrojtjes ka kallëzuar ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshi për abuzime  me fondet. “Dita” raporton se Gjunkshit i kërkohet të kthejë pas 5 845 euro, të cilat pretendohet se i ka marrë nga buxheti për të paguar udhëtimet e bashkëshortes jashtë shtetit. “...vleres se biletave te udhetimit per jashte shtetit te bashkeshortes se paditesit te paguara padrejtesisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro te marra paradhenie sipas urdhrit te MM nr. 1793.

Populizmi i Bashës dhe i Ramës me bizneset e vogla

Postuar në 18 Nëntor, 2015 22:36

Në një takim me tregtarët e vegjël të Durrësit para një muaji, Lulzim Basha deklaroi: “Biznesi i vogël do të paguajë jo më shumë se 0.5  % të xhiros. E ke xhiron 20 milionë lekë të vjetra, do të paguash 100 mijë lekë të vjetra në vit. E ke 120 milionë, se deri në 120 milionë do ta çojmë biznesin e vogël ne, 120 milionë lekë xhiro në vit, do të paguash 600 mijë lekë të vjetra në vit.

Zëri i Amerikës ndihmon në zbardhjen e deklaratave të ambasadorit LU

Postuar në 18 Nëntor, 2015 13:24

Seksioni shqip i VOA-s gjatë këtij viti ka patur një raport të tensionuar me politikanë të mazhorancës që kanë replikuar ashpër me gazetarët pasi janë pyetur për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin në qeverisje dhe lidhjet e politikës me persona të inkriminuar. Duke komentuar një fjalim të fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë, “Zëri i Amerikës” koemnton se kritikat nuk ishin vetëm për gjyqësorin, por vunë theksin tek lidhjet e krimit me politikanë në pushtet

Shqipëria në listën e vendeve të ekspozuara nga terrorizmi

Postuar në 18 Nëntor, 2015 12:09

Nëse në 2013 vendi ynë ka qënë jashtë zonës së rrezikut, sipas ngjyrosjes dhe legjendës së hartës së publikuar, Shqipëria tashmë është në listën e shteteve të ekspozuara, e ndodhur në nivelin 4 nga 10 që është niveli më i lartë i rrezikut.

Raporti I Global Peace Index bën të ditur se Shqipëria renditet e 78 në 162 vende të klasifikuara të ekspozuara nga terrorizmi, nga vendi i 109 që mbante në 2013.Në vitin 2013 Shqipëria nuk ka patur asnjë incident me prapaskenë terroriste, ndërsa sipas këtij raporti në 2014 janë shënuar dy incidente terroriste dhe ka pasur një viktimë.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë