Zëri i Amerikës ndihmon në zbardhjen e deklaratave të ambasadorit LU

Postuar në 18 Nëntor, 2015 13:24

Seksioni shqip i VOA-s gjatë këtij viti ka patur një raport të tensionuar me politikanë të mazhorancës që kanë replikuar ashpër me gazetarët pasi janë pyetur për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin në qeverisje dhe lidhjet e politikës me persona të inkriminuar. Duke komentuar një fjalim të fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë, “Zëri i Amerikës” koemnton se kritikat nuk ishin vetëm për gjyqësorin, por vunë theksin tek lidhjet e krimit me politikanë në pushtet

“Shembujt e marë nga ambasadori amerikan janë një kritikë e fortë jo vetëm për autoritetet gjyqësore. Për rastin e Arben Frrokut pati akuza drejtuar dhe policisë, se lejoi largimin e tij për shkak të lidhjeve me shumicën në pushtet. Vëllai i tij Mark Frroku ishte deputet në parlament, si aleat i së majtës. Më vonë dhe ai u arrestua pasi akuzohet për vrasje nga autoritetet belge. Po ashtu dhe emri i Emiljano Shullazit, një personazh i njohur i botës së krimit, është lakuar disa herë për lidhje me krahë të ndryshëm të politikës shqiptare. Së fundmi, opozita ka akuzuar në mënyrë të përsëritur ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për kontakte me Shullazin,” raporton “Zëri i Amerikës”.

Qëndrimet e Zërit të Amerikës në një farë mënyrë reflektojnë edhe qasjet e politikës amerikane që ka nisur të flaës me mesazhe të drejtëpërdrejta. Kjo mesa duket nuk mjafton, ndaj dhe Zëri i Amerikës jep kontributin e vet në këtë drejtim.

http://www.mapo.al/2015/11/zeri-i-amerikes-vazhdon-me-te-majten-lu-e-ka-...

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.