Kërcënimi nga sulmet terroriste, Tirana po aq e ekspozuar sa Moska

Postuar në 20 Nëntor, 2015 18:47

Shteti Islamik ka meritën se i ka dhënë Tiranës një rëndësi që me gjasë as do ta merrte për shekuj me radhë. Tv Klan raporton sot se kryeqyteti rrëzë malit të Dajtit është i rrezikuar nga sulmet terroriste të sponsorizuara dhe organizuara nga ISIS, po aq sa edhe Moska e Rusisë. Tv Klan raporton se ky vlerësim ka ardhur nga raporte të shërbimeve sekrete të huaja dhe që i janë përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror. “Sipas sinjalizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, përveç kryeqyteteve të tjera europiane, Tirana futet në listën e metropolove më të rrezikuara nga sulmet terroriste, madje duke kaluar edhe Romën, Milanon apo Londrën dhe është në një nivel me kryqytetin rus, Moskën”, informon Tv Klan. Objektiva të mundshme që po merren në konsideratë janë sheshet publike, rrugë, institucione, apo edhe spitalet dhe shkollat. Nuk ka ende asgjë zyrtare sesa qëndron ky vlerësim, por fakt është se Presidenti i Republikës, pati një takim urgjent me kreun e ShISH-it, Visho Ajazi para disa ditësh, ndërkohë që deklaroi gjatë një ceremonie në ambasadën franceze se “edhe Shqipëria nuk është e përjashtuar nga sulmet terroriste”.
http://tvklan.al/sherbimet-e-huaja-tirana-dhe-moska-me-te-rrezikuarat-ng...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.