Shqipëria në listën e vendeve të ekspozuara nga terrorizmi
Nëse në 2013 vendi ynë ka qënë jashtë zonës së rrezikut, sipas ngjyrosjes dhe legjendës së hartës së publikuar, Shqipëria tashmë është në listën e shteteve të ekspozuara, e ndodhur në nivelin 4 nga 10 që është niveli më i lartë i rrezikut.
Raporti I Global Peace Index bën të ditur se Shqipëria renditet e 78 në 162 vende të klasifikuara të ekspozuara nga terrorizmi, nga vendi i 109 që mbante në 2013.Në vitin 2013 Shqipëria nuk ka patur asnjë incident me prapaskenë terroriste, ndërsa sipas këtij raporti në 2014 janë shënuar dy incidente terroriste dhe ka pasur një viktimë.
Kujtojmë se nga vendi ynë drejt Sirisë janë nisur një numër i madh luftëtarësh, ndërsa në Tiranë vazhdon gjyqi ndaj 9 të akuzuarve për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes fetare..
Terrorizmi është rritur në mënyrë dramatike, me 80% vetëm në vitin 2014. Iraku vazhdon të jetë vendi që ka më shumë impakt nga terrorizmi me 9.929 viktima vitin e kaluar, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në një vend të vetëm.
Add new comment