Politikë
Rishfaqet termi "totalitarizëm"
Për kreun e PD-së, Lulzim Basha ndonëse taksat dhe akciza janë rritur, paratë nuk përfundojnë në arkën e shtetit, por në xhepat e qeveritarëve. Duke folur në Forumin për Lirinë Ekonomike, Basha tha se kjo maxhorancë ka tendenca të forta të totalitarizmit. “Ndonëse ka dy parti që emërtohen dhe vetëemërtohen socialiste, po në këto dy vite e gjysëm nuk ka reflektuar asgjë socialiste. Një shtet kleptokrat të inkriminuar dhe me tendenca të forta të totalitarizmit.
“Hetim dhe dënim për ngjarjen e “Bombës në Ambasadën Sovjetike”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka organizuar sot një takim në kujtim të ngjarjes së rëndë që në histori njihet si “Bomba në Ambasadën Sovjetike”. Ndodhur më 22 shkurt 1951, ajo çoi në pushkatim pa gjyq të 22 intelektualëve që u konsideruran si përgjegjës të saj dhe përfaqësues të një opozite. Koha provoi, qysh atëherë, se kjo ishte e pavërtetë dhe se në fakt pushkatimi i tyre bashkë me internimin dhe përndjekjen e familjeve është një ndër krimet më monstruoze të Diktaturës.
PD-ja bojkoton komisionet parlamentare dhe kërkon përjashtimin e Kryeministrit nga punimet e Parlamentit
Pas kërkesës të Grupit Parlamentar të PS-së për përjastimin nga punimet e Kuvendit, për 10 ditë, të tre deputtevë demokratë që sulmuan me vezë kryeministrin, PD-ja është përgjigjur po njësoj. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i saj, Lulzim Basha deklaroi se do të kërkohet zyrtarisht përjashtimi i kryeministrit dhe se PD-ja do të bojkotojë punimet e komisioneve parlamentare. “Nuk ka asnjë përmirësim të situatës, pasi kryeministri Rama në seancën e fundit parlamentare provokoi deputetët e opozitës, deri në fyerje, që u bë shkak për goditje me vezë.
“Kundër fashizmit në pushtet duhen të gjitha mjetet, edhe dhuna nëse është nevoja”
Fatos Lubonja i është kthyer me një shkrim te “Panorama” analizës së pushtetit të socialistëve dhe mënyrës sesi e ushtron atë Edi Rama. Pasojat e tij në hapësirën publike, ku Lubonja sheh një instrumentalizim të politikës nga disa oligarkë që po e kthejnë Shqipërinë në një vend të pajetueshëm. Risia e Lubonjës në shkrimin e sotshëm është thirrja për t’iu kundërvënë këtij pushteti me çdo mjet, edhe me dhunë. “Kundër këtij fashizmi duhen përdorur të gjitha mjetet. Dhunës së tij i duhet përgjigjur edhe me dhunë nëse është nevoja.
"Në Parlament ka më shumë kriminelë sesa vezë"
Kërcënimi “pa bereqet” i Ramës për Berishën dhe Bashën
Në emisionin Top Story i ftuar për të komentuar ngjarjet e fundit në parlament kryeministri Rama deklaroi se po të kishte nën kontroll Gjykatat e vendit, Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të ishin para drejtësisë për 21 Janarin. Një deklaratë që bëhet në një kontekst politik të ngarkuar nga tensioni që opozita po krijojn në parlament dhe presioni amerikan për të votuar reformën në drejtësi.
Grupi Parlamentar i PS-së rrit koston e vezëve. Kërkon përjashtimin e tre deputetëve agresorë
Pak më parë, lufta kundër vezëve parlamentare u bë me penë. Kryeministri e shkroi një status gjithë rromuze e keqardhje për opozitën. Me sa duket në këtë botë punët janë ndarë: diksuh shkruan e dikush bën pretenca. Menjëherë pas statusit, që me gjasë eci mirë dhe u prit me buzëqeshje, u shfaq elektronikisht kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi. Me anë të një letre ai ka kërkuar përjashtimin nga Kuvenid të tre deputetëve demokratë, pasi siç thotë ai, kanë qëlluar kryeministrin me vezë:
Për vezët e opozitës
Reagimin e opozitës në parlament kryeministri Rama e ka komentuar me një postim në rrjetet sociale, ku thotë se këto veprime janë rezultat i një degradimi të plotë të opozitës në këto dy vjet.
Tensionim paralel me afrimin e datës për miratimin e reformës në Drejtësi
Ka qenë një ditë e tensionuar ajo e sotmja në Kuvend, provokuar kryesisht nga protesta e opozitës për amendimet në ligjin për dekriminalizmin. Një ditë më parë, PD-ja propozoi disa ndryshime nisur nga vendimi i Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë për deputetin Armando Prenga, i cili në mbrëmje deklaroi “vetëpezullimin”. Por sot Prenga është rishfaqur dhe ka votuar dy dekretet e Presidentit për emërmin e Arben Ahmetajt dhe Milva Ikonomit në detyrat e ministrit të Financave dhe atij të Ekonomisë.