Grupi Parlamentar i PS-së rrit koston e vezëve. Kërkon përjashtimin e tre deputetëve agresorë

Postuar në 25 Shkurt, 2016 20:33

Pak më parë, lufta kundër vezëve parlamentare u bë me penë. Kryeministri e shkroi një status gjithë rromuze e keqardhje për opozitën. Me sa duket në këtë botë punët janë ndarë: diksuh shkruan e dikush bën pretenca. Menjëherë pas statusit, që me gjasë eci mirë dhe u prit me buzëqeshje, u shfaq elektronikisht kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi. Me anë të një letre ai ka kërkuar përjashtimin nga Kuvenid të tre deputetëve demokratë, pasi siç thotë ai, kanë qëlluar kryeministrin me vezë:

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ndjehet i keqardhur për ngjarjet e shëmtuara të ndodhura sot në sallën e seancave plenare nga deputetët e Partisë Demokratike. Të gjithë shqiptarët e panë se si fajtorët për keqqeverisjen 8-vjeçare të Shqipërisë dhe shqiptarëve bllokuan punimet normale të Parlamentit me të gjitha mjetet jo ligjore dhe aspak parlamentare madje duke përdorur hedhje te sendeve apo vezëve në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.  Prandaj, bazuar në nenin 65 të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PS i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të mbledhë urgjentisht Byronë e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë për deputetët e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike:

- Genti Strazimiri

- Albina Dede

- Bedri Hoxha

Këta deputetë, në mënyrë të paprecedentë kanë qëlluar me vezë Kryeministrin dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave si dhe kanë përdorur fjalë fyese, jo etike, shumë të rënda dhe aspak të denja për fjalorin parlamentar ndaj tyre.  Kjo sjellje e padenjë e tyre,  shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka shkaktuar rrëmujë dhe kaos në mjediset e sallës plenare duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare. GRPS kërkon që ndaj këtyre deputetëve të zbatohet masa disiplinore e parashikuar në nenin 63, shkronja “ç” të Rregullores së Kuvendit”, thuhet në letrën e PS-së.  Në të vërtetë edhe kryeministri i përdori ca fjalë joetike, siç e kanë kapur edhe kamerat. Po siç dihet ligjin e bën Maliqi.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.