Politikë
Ripropozohet kalimi drejt sistemit proporcional dhe listat e hapura
Fryma e Re Demokratike ka bërë disa propozime në kuadër te Reformës Zgjedhore. Përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazmend Oketa FRD ka kërkuar lista të hapura dhe sistem zgjedhor proporcional rajonal. FRD propozon gjithashtu që numërimi i votave të realizohet në qendrat e votimit.
"TT"
Audioregjistrimi i Gjirokastrës, ministri i Brendshëm ka fjalë të mira për median. Ende asnjë sqarim për përgjimin e tij në zyrë
Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës u regjistrua teksa kërkonte favore seksuale në këmbim të ndikimit të vet. Rasti është publikuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan dhe sikurse pritej prodhoi reagimet e zakonshme në kësi rastesh: ministri i Drejtësisë në lidhje telefonike deklaroi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet ta shkarkojë gjyqtarin. Unioni i Gjyqtarëve lëshoi një deklaratë përmes së cilës “u distancua nga akte të tilla”, për të pritur ditën e nesërme ku me siguri ky akt i kapur në flagrancë do të shërbejë për të riaktivizuar propagandën e një “reforme radikale në drejtësi”.
Presidenti raporterëve të KiE-s: Zgjedhjet në rrezik eminent. Trajtim me dy standarde për pronarët e rinj dhe të vjetër
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mendon se zgjedhjet e vitit 2017 rrezikohen nga manipulimi. Gjatë në takimi të zhvilluar sot me bashkëreporterët e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, në një vizitë faktmbledhëse në Tiranë, Nishani ka shtruar në diskutim problemet eventuale që kërcënojnë procesin zgjedhor.
Rilindjen e ka kapur Zjarri Bakterial (Video)
Ben Blushi e perifrazoi situatën aktuale ku ndodhet mazhoranca me një sëmundje bimore që sipas tij ka vetëm një shërim, shkuljen nga rrënjët. “Rilindjen e ka kapur Zjarri Bakterial” tha Blushi në parlament. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit në sallën e kuvendit, Blushi tha se Rama është njeriu që mburret për gjërat që premton dhe nuk bën.
Berisha me ambasadoren greke: Mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka pretendime territoriale
Pavarësisht se është në rolin e deputetit, Sali Berisha shihet ende si faktor me peshë në diplomacinë politike aq më tepër në kushtet kur një pjesë e qeverisë po tregon një qasje konfliktuale me një fqnij si Greqia. Ish-kryeministri u takua sot me ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Sourani, me të cilën diskutoi mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të ardhmen e tyre.
Vizitë e një ministri, apo korrier në Ankara?
Askush nuk di të thotë se cili është qëllimi i vërtetë i vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Turqi. Sipas njoftimeve zyrtare shohim një zyrtar të shtetit shqiptar që takon homologun e tij, Cavushoglu dhe më tej, presidentin e vendit, Reccep Tayyip Erdogan. Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton ndër të tjera se në takimin me Erdogan “ministri Bushati shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë me popullin dhe qeverinë turke për angazhimin në vendosjen e rendit kushtetues në vend”.
Takimi me Erdogan, në profilin e ministrit të Jashtëm debatohet për mungesën e flamurit shqiptar
Dekorata e Presidentit dhe një krim i pranuar nga vetë PPSH
Kastriot Dervishi, ish- drejtor arkive në Ministrinë e Brendshme, gazetar dhe autor i disa librave të pajisura me burime arkivore, poston një përmbledhje të shkurtër mbi ngjarjen e vitit 1943 në Lushnje. Dekorimi i 67 ballistëve nga Presidenti Nishani ka zgjuar disa reagime që mëtojnë të konservojnë drejtësinë e luftës, duke mohuar krimin dhe vënë në tryezë elementin e bashkëpunimit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1943, një vit pas Pezës ku Balli ishte firmëtar dhe pak ditë nga Mukja, ku të dyja palët erdhën në marrëveshje.
Mbledhje e përbashkët e qeverive të Turqisë e Shqipërisë dhe bashkëpunim për çështjen Gulen
Qeveritë e Shqipërisë dhe Turqisë mund të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në kuadër të partneritetit strategjik që promovohet si nga Tirana ashtu edhe nga Ankaraja. Lajmi vjen pas vizitës në Turqi të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe takimeve me homologun Mevlüt Çavuşoğlu, kryeministrin Yildirim dhe kryetarin e Kuvendit Kahraman. Top Channel raporton se në këto takime është rënë dakord për nënshkrimin sa më të shpejtë të marrëveshjes së partneritetit strategjik si dhe mbajtjen e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.
Meta: "Ideologjia e LSI-së, interesi i publikut". Rrokaj pranon tradhëtimin e 83 mijë zemrave: "Aleanca për stabilitetin, por të panatyrshme"
Kandidatët për kreun e LSI-së janë takuar këtë të mërkurë me strukturat e kësaj force politike në Tiranë ku prezantuan plaftormat e tyre. Kryetari Meta u shpreh se për LSI –në ka vetëm një ideologji, interesi i publikut. Ndërsa kandidati Rrokaj tha se për stabilitetin e vendit shpesh LSI ka bërë aleanca kundër natyrës së saj. "TemaTv"