Politikë

Këshilltarë nga Kroacia për kryeministrin shqiptar. Sërish falas si Tony Blair?

Postuar në 07 Nëntor, 2016 15:42

Përveç Fate Velajt, kryeministri shqiptar në detyrë, Edi Rama, duket se preferon këshilltarë të huaj. Në fillim zgjodhi Tony Blair, pastaj u përfol Shakashvili, ish-president  Gjeorgjisë. Kuptohet të dy falas, në sajë të miqësisë strategjike me të dyja vendet.

Së fundmi këshilltarët po vijnë nga Kroacia.

Përfundon ëndrra për ndryshim e Shezai Rrokajt dhe Përparim Spahiut. LSI-ja rizgjedh Metën për kryetar

Postuar në 07 Nëntor, 2016 15:37

Ilir Meta është rizgjedhur në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zgjedhjet e zhvilluara pas një muaji fushate zgjedhore kanë rikonfirmuar Metën në detyrë përballë Shezai Rrokajt dhe Përparim Spahiut. Meta ka marrë 31 mijë e 815 vota, ose 76 përqind të pjesëmarrësve në zgjedhje. I dyti u rendit Spahiu me 12,1 përqind të votave ose 5065 vota dhe në fund Shezai Rrokaj me 11,9 përqind ose 4982 vota. Në zgjedhje morën pjesë 42 mijë e 370 anëtarë, ose 84 përqind e anëtarëve të LSI.

I thonë vetes shërbëtorë të ligjit, Rama tregon pse duhet të kemi në zemër Erdogan

Postuar në 07 Nëntor, 2016 12:24

Kryeministri Rama asnjëherë nuk ka bërë transparente "miqësinë politike" me presidentin turk Erdogan. Sot ai ka falenderuar edhe publikisht presidentin e Turqisë, të cilit sipas kryeministrit duhet t'i jemi mirënjohës për uniformat e reja të policisë së shtetit.

Gazeta "Shekulli" e Kokëdhimës: Gjendja e hashashit e jashtëzakonshme. Pro ndërhyrjes së ushtrisë për kanabisin

Postuar në 07 Nëntor, 2016 10:43

Gazeta "Shekulli" me botues Koço Kokëdhimën këmbëngul në raportimin se situata e mbjelljes dhe kultivimit të kanabsit të vend është dramatike, madje më serioze se në kohë kur bastion i drogës ishte Lazarati.

Kreu i ri i KQZ, Biba: Nuk kemi kohë për votim elektronik, këtu njerëzit dhe teknologjia janë të pabesueshëm

Postuar në 07 Nëntor, 2016 10:03

Që prej javës së kaluar Denar Biba ka marrë në dorë drejtimin e KQZ-së, ku për efekt të numrave mazhoranca nuk e pati të vështirë ta kalojë në parlament edhe pa konsensusin e opozitës.

100 mijë amerikanë vijnë çdo vit në Shqipëri

Postuar në 06 Nëntor, 2016 21:29

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka dhënë sot një intervistë për “Zëri i Amerikës” përmes së cilës jep disa të dhëna edhe komente për rolin e shqiptaro-amerikanëve. Duke renditur disa prej tyre, Lu ka dhënë edhe disa të dhëna që nuk janë shumë të njohura:

Meta po i mbyll derën

Postuar në 06 Nëntor, 2016 14:10

Ndarja e pritshme për dyshen Rama-Meta duket se është tek dera, dhe së shpejti pritet që në krah të Ramës të jetë Shpëtim Idrizi. Vetëm pas zgjedhjes se forumeve te reja drejtuese Lëvizja Socialsite për Integrim  do të ketë një përgjigje mbi të ardhmen e koalicionit të majtë për zgjedhjet parlamentare të qërshorit dhe pas tyre.  Ulja  në tryezën e diksutimeve, kryeministrit Rama do t’I kushtojë të paktën edhe një muaj pritje, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të LSI-së, të cilat do të kenë edhe mandatin për vendimarrjen politike të rradhës.

“Shqipërisë i mungon një lëvizje mirëfilli e majtë. Tri partitë e reja do të kenë fatin e Gjinushit, Milos dhe Bamir Topit”

Postuar në 06 Nëntor, 2016 11:43

Ka shumë diskutime mbi daljen e tri partive të reja në skenën politike shqiptare, të cilat pretendojnë të jenë alternativë ndaj bipartizanizmit aktual. Ben Blushi, Agron Duka dhe Gjergj Bojaxhi janë tre aktorët e rinj që jpimjanë ofruar elektoratit. A do të kenë sukses? Mbetet për t’u parë, por disa vërejtje kanë rëndësinë e vet. Moikom Zeqo, një njeri pranë të majtës prej një kohe të gjatë, thotë se ka të paktën dy arsye pse këto parti nuk do te kenë sukses: së pari është pozicionimi i tyre.

Kathimerini: Rama beson se e gjithë bota rrotullohet rreth tij, retorikë për të mbledhur vota

Postuar në 05 Nëntor, 2016 13:06

Gazeta e njohur greke, "Kathimerini", i kushton një editorial zhvillimeve të fundit në marrëshëniet e Greqisë me Shqipërinë. Në shkrimin e titulluar “Sindroma shqiptare”, gazetari Stavros Tzimas, evokon sundimin gjysmëshekullor komunist, kur diktatori Enver Hoxha kultivoi psikologjinë e të jetuarit në rrethim, për të mbajtur të izoluar popullin e vet.

Qurravitjet e një kryeministri si hall analistësh

Postuar në 05 Nëntor, 2016 12:44

Baton Haxhiu, gazetar nga Kosova dhe drejtues i emisionit “Zona e Debatit” jep një intervistë te gazeta “Mapo” përmes së cilës përpiqet të sqarojë diçka nga ajo që ndodhi gjatë intervistës së fundit të Edi Ramës në këtë emision. Gazetarë dhe analistë të Kosovës të ftuar për të pyetur kryeministrin shqiptar u vunë përballë një batareje fyerjesh, një sjelljeje shpërfillëse, që shkërmoq çdo kuadër etik të komunikimit. Shqipja ka një fjalë të urtë për këtë ndërhyrje të Baton Haxhiut, e cila mund të imagjinohet vetë.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë