Rilindjen e ka kapur Zjarri Bakterial (Video)
Ben Blushi e perifrazoi situatën aktuale ku ndodhet mazhoranca me një sëmundje bimore që sipas tij ka vetëm një shërim, shkuljen nga rrënjët. “Rilindjen e ka kapur Zjarri Bakterial” tha Blushi në parlament. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit në sallën e kuvendit, Blushi tha se Rama është njeriu që mburret për gjërat që premton dhe nuk bën.
Ish-deputeti socialist hodhi dyshime edhe për vonesën e shqyrtimit në parlament të dekretit të presidentit Nishani për ligjin e mbetjeve duke lënë të nënkuptohet për mosmarraveshje mes PS e LSI. "Pse nuk vjen dekreti për mbetjet, ka dy javë që nuk po vjen. Sepse po presim të përfundojnë negociatat mes PS dhe LSI që nuk po bëjnë dot votat"-deklaroi Blushi.
Add new comment