Berisha me ambasadoren greke: Mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka pretendime territoriale

Postuar në 27 Tetor, 2016 15:00

Pavarësisht se është në rolin e deputetit, Sali Berisha shihet ende si faktor me peshë në diplomacinë politike aq më tepër në kushtet kur një pjesë e qeverisë po tregon një qasje konfliktuale me një fqnij si Greqia.  Ish-kryeministri u takua sot me ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Sourani, me të cilën diskutoi mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të ardhmen e tyre. Zyra për shtyp e ish-kryeministrit zbardhi një pjesë të bisedës me diplomaten greke, ku vihet theksi tek qëndrimi i palëve se dy vendet nuk kanë pretendime territoriale dhe se çështjet mes dy vendeve nuk duhet të përdoren për qëllime elektorale.

"Une shpreha optimizmin tim se marrëdhëniet midis dy vendeve tona, te cilat nuk kane asnje pretendim territorial ndaj njeri tjetrit, do përmirësohen vazhdimisht për të arritur nivelin që meritojnë. Nënvizova se mes dy vendeve dhe popujve ka baza të forta për bashkëpunim dhe marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera në të ardhmen. Problemet e trasheguara duhet te zgjidhen duke njohur realitetet. Sikunder mendoj se duhet shmangur nga kushdo perdorimi i tyre per qellime elektorale"- thuhet në deklaratën e zyrës për shtyp të ish-kryeministrit.

Berisha akuzoi qeveritë socialiste të dy vendeve se i kanë shërbyer një axhende bllokuese dhe se nuk kamë respektuar traktatin e miqësisë. "Theksova se qeveria greke, me dy vizita të ministrit të jashtëm ka treguar vullnet për ti çuar mardhëniet me Shqipërinë përpara. Në takim mbështeta pikëpamjen se Traktati i vitit 1996 perben një bazë solide në marredhëniet tona, dhe për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes të dy vendeve, në interes reciprok te qytetarve ne të dy vendet. Por theksova gjithashtu se nëse ky traktat nuk do të ishte bllokuar nga qeverite socialiste që erdhen ne dy vendet tona ne pushtet pas firmosjes se Traktatit gjërat do mund të kishin ecur shumë më mirë"  shtoi Berisha.

Në takim Berisha kërkoi njohjen sa më shpejt të pavarësisë së Kosovës. "Në takim nënvizova nevojën e njohjes së Kosoves nga Greqia, si një hap që i kontribuon stabilitetiti në rajon. Theksova se midis Kosovës dhe Greqisë nuk ekziston asnjë pengesë për njohjen, dhe marrëdhëniet dhe çështjet bilaterale midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe zgjidhja e tyre nuk duhet ndikojnë raportet e Greqisë me Kosovën. Ambasadorja pohoi përparimin e marredhënieve te Greqisë me Kosovën, të udhëhequra nga interesi bilateral"-përfundon njoftimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.