Politikë
Karvani i reformave ka ngecur për faj të "qenve" që lehën 20 vjet më parë!
Vazhdon turi i takimeve të kryeministrit fshatrave. Vazhdon po ashtu edhe tregimi i 1001 netëve të aventurave të tranzicionit, për të cilat Edi Rama u flet njerëzve me versionin "sikur" të historisë. Në fakt, pavarësisht se çfarë ka ndodhur, njerëzit votuan Rilindjen, jo Rikujtimin e asaj që nuk kthehet më. Pastaj, nëse gjërat do të ishin bërë më mirë 20 vjet më parë, kujt do t'i duhej ky reformator?
PD me skenar për të dalë nga parlamenti
Ekziston mundësia që opozita të bojkotojë parlamentin dhe të nisë një seri protestash për të kërkuar largimin e kryeministrit. Këtë e konfirmoi për mediat kreu i Partisë Demokratyike, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar.
Parlamenti katandiset si PS-ja. Deputetët e shumicës sabotojnë dy seanca dëgjimore
Sot kanë dështuar dy seanca dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte seanca me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i famshmi i konçesioneve që po i marrin arkës së shtetit milionë euro.
Seanca e dytë ishte ajo me gazetaren Alida Tota, që dyshohet se është larguar nga puna për shkak të një emisioni investigativ që akuzonte Erjon Veliajn për aferat e tij që po mbijnë kudo.
Dekorimi i 67 ballistëve, Presidenca: Reagimet bolshevike tregojnë se liria jonë mbetet e kërcënuar
Para disa ditësh presidenti i Republikës dekoroi 67 pjesëtarë të Ballit Kombëtar që u pushkatuan nga Mehmet Shehu në Lushnje në vitin 1943. Reagimet nuk munguan, madje me tone jo të ulëta. Sot, Presidenca ka shpërndarë një reagim që po e përcjellim më poshtë:
"Institucioni i Presidentit të Republikës hedh poshtë të gjitha sulmet dhe provokimit e adresuara nga nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, Diktaturës Hoxhiste.
SHBA-BE reagojnë thatë për pezullimin e Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese
Pas pezullimit të Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese kanë reaguar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Në një deklaratë të përbashkët SHBA dhe BE thonë se respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Sipas tyre Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias, ndaj dhe nxisin që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.
Ikën nga Gjykata Kushtetuese Sokol Berberi. Letra e dorëheqjes bëhet publike sot, ishte dorëzuar që më 15 shtator
Ka dhënë dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi. Vizion Plus raporton se Berberi ka dorëzuar letrën e dorëheqjes që më 15 shtator, duke hequr dyshimin se largimi lidhet me rrëzimin sot të ligjit për vettingun.
Pezullohet ligji i Vetting-ut, Gjykata Kushtetuese nuk ndikohet nga presioni i ambasadës amerikane
Qeveria nuk do të marrë brenda këtij mandati frytet e reformës në drejtësi, të paktën për pastrimin e trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përkundër objektivave të ambasadës amerikane që ligji të niste menjëherë zbatimin, ky proces duket se do të marrë shumë kohë derisa të prodhojë efektet e para.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e “Vetting”-ut, pas kërkesës së Partisë Demokratike, që e cilëson ligjin si antikushtetues, pasi i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Patologjia e kryeministrit, mediat diskutohen me popullin. A po njoftohet ndonjë nismë e re?
Kryeministri ka qenë në Shishtavec. Aty banorët i janë ankuar edhe për mediat!!! Dhe në bisedë e sipër kryeministri – për ata që nuk e dinë quhet Edi – e ka pyetur edhe për emrin e gazetarit. Edison Ypi ka dalë në “mbledhjen e frontit” dhe është gjykuar aty. Mundet të jetë një rastësi, mundet që banorëve të Shishtavecit u kanë mbaruar hallet dhe tani merren me reportazhe gazetash. Dhe i janë drejtuar priftit dhe hoxhës së Shqipërisë, kryeministrit, për pak drejtësi. Të vërë dorën në zemër.
Vizita e Metës në Athinë avancon çështjen e ngritjes së varrezave për të rënët e luftës italo-greke
Bisedimet dypalëshe me Greqinë për çështjen e varrezavetë ushtarëve grekë duket se kanë marrë njëkthesë pozitive pas vizitës së kreut të kuvendit, Ilir Meta në Athinë. Të paktën kështu raportojnë mediat e vendit fqinj, duke iu referuar mbledhjes së komisionit dypalësh të ngritur për këtë çështje.